NCA-ja Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe arreston një shqiptarë I kërkuar për dy vrasje. I arrestuari është Fatmir Xhelili 39 vjec i dënuar në mungesë për dy vrasje në fshatin Plloce ne vitin 1997. Ndaj Xhelilit me origjinë nga Vlora kanë nisur procedurat e ekstradimit në gjykatën Westminster. Sipas policisë që prej vitit 1998 Xhelili fshihej në Angli për ti shpëtuar vuajtjes së dënimit në Shqipëri.
Arrestimi I shqiptarit është zhvilluar në kuadër të një operacioni të gjerë ndërmarrë ditët e fundit nga NCA-ja në të gjithë ishullin britanik me synim kapjen e personave të huaj që I fshihen drejtësisë në këtë vend. Sic njofton gazeta londineze Evening Standard falë këtij operacioni janë arrestuar 57 shtetas të huaj të shpallur në kërkim ndërkombëtar mes tyre edhe Xhelili.
Britania e Madhe këto 15 vitet e fundit është kthyer në një vendfshehje për shumë shqiptarë të dënuar në mungesë apo të larguar nga burgjet gjatë trazirave të vitit 1997 për krime të rënda përfshi dhe vrasje në mënyrë për tju shmangur drejtësisë. Zyra e Interpol Tiranës ka identifikuar më shumë se 100 të kërkuar të cilët nga të dhënat operative sygjerohet se fshihen në Britaninë e Madhe sic ishte edhe rasti ish drejtorit të SHIK-ut për Tiranën Ilir Kumbaro apo ish pjestarit të bandës së Kateshit në Elbasan Shkëlqim Sadushi (Cikja) i cili është në proces ekstradimi.
Rrace e ndyre, na felliqet. Sua ka njeri per borxh kafsherine tuaj…
Na vjen turp te paraqitemi neper bote si shqiptare.
” ARRITJE E MADHE” POR CA IKIN NE DREJTIM TE PADITUR KETU. SI