Agim Cana, babai dhe agjenti i kapitenit kuqezi, Lorik Canës, ka mohuar se djali i tij do të largohet nga Lacio. Emri i Canës përmendet shpesh kur afron merkatoja dhe ditët e fundit është folur se për të interesohet Salcburgu, kampion i Austrisë. Agimi ka sqaruar se janë vetëm fjalë që dalin në këtë periudhë dhe në to nuk ka asgjë të vërtetë. Ashtu si disa herë të tjera, ai ka përsëritur se Loriku dëshiron ta çojë deri në fund kontratën që e lidh me skuadrën romane. Të dielën, Cana u kthye titullar në formacion, në fitoren 2-0 me Sampdorian.