Dy amerikanë fatlumë kanë fituar lotarinë, duke kapur shumën prej 550 milionë dollarë. Lajmin e kanë konfirmuar organizatorët e lotarisë Powerball, përmes faqes zyrtare.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se biletat fituese janë shitur në Arizona dhe Misuri. Çmimi prej 550 milionë dollarësh është i dyti për nga shuma në historinë e kompanisë Powerball.
Çmimi më i madh i kësaj lotarie ka qenë ai i marsit të vitit të kaluar. Fituesi çoi në shtëpi 656 milionë dollarë.