Vendimi i Gjykatës së Tiranës për shpalljen të pafajshëm të dy të akuzuarve për 4 vrasjet e 21 janarit nuk është komentuar nga asnjë prej përfaqësuesve të LSI-së. Në të gjitha takimet dhe daljet e tyre publike gjatë tre ditëve të fundit, përfaqësuesit kryesorë të LSI-së janë fokusuar te integrimi, duke ripërsëritur apelin për bashkëpunim mes partive politike në funksion të miratimit të tre ligjeve.
Të njëjtin qëndrim mbi palët mbajti dje edhe zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili tha se radikalizimi i situatës politike në vend po kalon në plan të dytë çështjen e integrimit.
“Lëvizja Socialiste për Integrim ka vëzhguar dhe vlerësuar me shumë qetësi dhe objektivitet zhvillimet më të fundit të klimës politike shqiptare. Ne konstatojmë me keqardhje një radikalizim ekstrem të kësaj klime, shpesh artificial dhe të panevojshëm, gjë e cila ka ngarkuar me tensione por edhe me akte të panevojshme jo thjesht dhe vetëm politikën, e cila në disa raste mund t’ia lejojë vetes instrumente të tillë si dhe t’i shpërdorojë instrumente të tillë, por se nga ngarkuar akoma edhe më keq mijëra dhe qindra-mijëra qytetarë pikërisht me tensione të panevojshme dhe njëkohësisht me retorika të ngarkuara politikisht dhe emocionalisht, krejtësisht në mënyrë të panevojshme. Këto retorika dhe ky radikalizim ekstrem kanë bërë që në mjaft raste momente tepër të rëndësishme të tilla si axhenda e integrimit nga njëra anë dhe përgatitja me një ritëm të lartë, me intensitet por edhe me një mirëkuptim e bashkëpunim të zgjedhjeve të ardhshme në anën tjetër, të mbeten në plan të dytë”, tha Vasili.
Në emër të LSI-së, Vasili kërkoi që të miratohen tre ligjet kyçe për integrimin.
“Ndaj në mënyrë përfundimtare ne do të kërkonim dhe kërkojmë që axhenda e integrimit të mos ndryshojë dhe tre ligjet, që janë një kusht për fitimin e statusit të vendit kandidat, të ecin përpara me miratimin e tyre dhe nuk kanë pse të bëhen pengesë për këtë proces jetik të shqiptarëve dhe hapjes së tyre drejt Europës, hapjes drejt Europës të shqiptarit të thjeshtë, por edhe të shqiptarit të biznesit i cili ka nevojë për komunikim dhe për këto vlera që globalizimi prodhon. Së dyti gjithçka që do të duhet, të gjitha llojet e kompromiseve politike, të cilat krijojnë dhe mundësojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe realizimin e standardeve që sot, sepse këto standarde nuk mund të realizohen javën e fundit, të vihen në dispozicion të politikës dhe politika të vihet në dispozicion të tyre”, tha ai.
po mungesa e drejtesise nga cfare “na largon” o ju te mencmit e LSI-se??
Sa per kujtese per LSI qe do bente me mire ta qepte : kush eshte strubullari qe ngriti demonstruesit me 21 janar ?
E njihni nje fare Petrit Sulaj ose me nick name Leshko?Eshte ekzemplar i rralle ne toke.Eshte antar i LSI,dhe mbi te gjitha eshte drejtor i Antas,ndermarrje qe manaxhon trafikun ajror,mbikalimet e avioneve mbi territorin tone.Leshko,nje idiot i lindur,me kater klase fillore (tani ka mbaruar 2-3 fakultete + master), pijanec bixhozxhi,injorant klasik,nuk ka lexuar nje rresht liber ne jeten e tij,eshte vene drejtor nga Ilir Meta vetem per te vjedhur.Dhe po vjedh mire,se bashku me kandidatin per deputet ne rrethin e
LEZHES numer dy ne liste LUMTOR SHKRELIN i cili eshte bashkepunetor ne vjedhjen tek Anta te 40 milion eurove. Kemi
arritur aty qe agjensine e trafikut ajror, me e rendesishemja ne Shqiperi drejtohet nga dy funderrina te organizates kriminale
LSI.