Pas Shkodrës, drejtuesit e LSI-së kanë nisur takimet intensive me strukturat e kësaj force politike për përgatitjen e zgjedhjeve të 21 qershorit.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama u takua me strukturat e kësaj force politike në Vorë.
Luan Rama vlerësoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale për komunitetin e Vorës, por dhe të gjithë Shqipërisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse para strukturave të LSI-së, Rama i vlerësoi zgjedhjet që do të mbahen në 21 qershor si një moment historik, ndërsa theksoi se Lulzim Basha e braktisi kryeqytetin nga frika e humbjes.
“Zgjedhjet lokale të 21 qershorit janë një moment historik. Lulzim Basha e braktisi Tiranën nga frika e humbjes në zgjedhje. Lëvizja Socialiste për Integrim do të fitojë sepse shqiptarët i besojnë. Koalicioni qeverisës do t’jua kthejë Tiranën dhe Vorën qytetarëve”, tha Luan Rama.