Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ahmetaj: Kosova është njëri ndër partnerët tanë kryesorë në tregti
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Ahmetaj: Kosova është njëri ndër partnerët tanë kryesorë në tregti
Ekonomi

Ahmetaj: Kosova është njëri ndër partnerët tanë kryesorë në tregti

Elton Tafaruci
Published June 3, 2016
Share
SHARE

Memorandumi i Mirëkuptimit për Forcimin e Bashkëpunimit mes Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë, në këndvështrimin tim përbën një dokument të rëndësishëm mbi bazën e të cilit u hartua Plani I veprimit  për zbatimin, i cili përfshin domosdoshmërisht  fusha të  rëndësishme si :

Lufta kundër ekonomisë informale; Organizimi i njësive të përbashkëta hetimore dhe Qendrës së përbashkët të trajnimeve.

Marrëveshja e Bashkëpunimit ndermjet autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative dhe hetimeve tatimore dhe doganore, rregullon bashkëpunimin në fushën e hetimeve penale dhe administrative mes institucioneve të fushës së tatimeve dhe doganave të autoriteteve  të të dy vendeve. Ajo harmonizon dhe çështjen e këmbimit të informacionit mes dy palëve, me qëllim pasurimin e proceseve hetimore, si dhe rrritjen e kapaciteteve  të hetimit në të dy krahët.

Marrëveshja për Krijimin e Qendrës së përbashkët të trajnimeve – ka si qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të institucioneve fiskale të Shqipërisë e Kosoves dhe shkëmbimin e përvojave të të dy anëve të kufirit.

Harmonizimi i çmimeve referente të transportit rregullon përfshirjen e shpenzimeve të transportit rrugor, hekurudhor, detar, ajror në vlerën doganore të mallrave të importuara dhe krijohet mundësi më e madhe e aplikimit të vlerës së transaksionit dhe deklarimit të këtyre shpenzimeve përmes akteve dokumentare, përbën një hap përpara dhe në qartësimin e atyre procedurave të cilat kanë qenë deri më atëherë, të paqarta.

Janë njehsuar 20 certifikata midis AKU dhe AUV të Republikës së Kosovës.

Një element shumë i rëndësishëm për te përshpejtuar tranzitin doganor. Ka përfunduar dakordësimi i çmimeve të references për produktet  fruta-perime, kanë përfunduar procedurat për  terminalin e përbashkët doganor, një hap tejet i rëndësishëm për lehtësimin e tregtisë midis dy vendeve , si dhe integrimi së fundmi i asigudës  duke bërë të mundur tranzitin e shumëkërkuar të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Ndërkohë Krijimi i kanalit të gjelbër për eksport/ importin e produkteve sezonale/ bujqësore. Ministria e Financave shqiptare ka nxjerrë dy udhëzime:  i pari për zhdoganimin tek subjekti grumbullues për produkte  bujqësore dhe blegtorale drejtpërsëdrejti, dhe i dyti,  ofrimi i shërbimeve të agjensive doganore  24 orë gjatë 7 ditëve të javës për eksport- importin e produkteve bujqësore kryesisht me Kosovën.

Këto janë pak nga ato shumë arsye pse sot tregjet tona janë shumë afër me njëri –tjetrin dhe volumi tregtare ka kaluar tek  200 mln euro, ndërkohë që Kosova është kthyer në një nga partnerët tanë kryesorë në tregti.

Probleme kemi disa  për të zgjidhur, që do të bëjnë një hap akoma më të rëndësishëm  në totalin e tyre dhe unifikimit të tregjeve.

Është rishikimi i tarifave  në terminale, që është një çështje e mbartur besoj.  Bizneset shqiptare paguajnë tarifën e terminaleve doganore  akoma rreth 40 Euro. Në takimin e disa ditëve më parë me ministrin Hoti, ne kemi rënë dakord ta shqyrtojmë këtë çështje nga ana kosovare, ndërkohë që bizneset Kosovare paguajnë  koston e skanimit rreth 22 Euro.

Ndërkohë po punohet për eleminimin e kontrolleve të dyfishta nga AKU dhe AUV, të cilat i bëjnë bizneset e të dy anëve, të harxhojën diku më shumë se një orë, në normalitet, në kufi.

Kemi  rënë dakord që ta kthejmë Doganën e portit të Durrësit shumë shpejt , në një doganë  të përbashkët edhe për tregun Kosovar. Nepermjet ketij hapi dhe tranzitit te perbashket, do të bëjmë  realitet pikërisht atë që kufiri i Morinës për entitetet, subjektet kosovare në aspektin doganor të mos ekzistojë fare, pra të bëjnë  zhopganimin direkt në Durrës  dhe të përfundojnë mallrat direkt në tregun kosovar.

E fundit është  rritja e përdorimit të shkëmbimit elektronik për të përshpejtuar transaksionet tregtare dhe identifikimi i shfrytëzimit të mundësive për një përdorim më të gjerë të tyre, qe do të bëjë të mundur gjithashtu që administratat të tërhiqen nga vizibiliteti dhe të shërbejnë  përtej mureve nëpërmjet platformave elektronike.

Elton Tafaruci June 3, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?