Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Lufta ndaj korrupsionit në gjyqësor
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Lufta ndaj korrupsionit në gjyqësor
AktualitetLajm i fundit cicerr

Lufta ndaj korrupsionit në gjyqësor

redaktor
Published October 19, 2013
Share
SHARE

Ekziston një formulë për ta luftuar korrupsionin në gjyqësor dhe kjo, sipas ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, ka lidhje të drejtpërdrejtë me dy elementë, mënyrën si emërohen gjyqtarët dhe se si ndëshkohen ata.

“Nëqoftëse ne na funksionojnë mirë, qoftë sistemi i emërimeve dhe i promovimeve, mos të nisemi nga interesa klienteliste, por të zhvillohet një politike karriere, nëqoftëse nga ana tjetër dhe sistemi i disiplinimit dhe i ndëshkimit do të jetë i tillë që ta vëmë gishtin në plagë, patjetër që sistemi do të shëndoshet”, thotë Kondi.

Per ish-kreun e Gjykatës së Lartë, e po ashtu edhe ish-ministër Drejtësie, në pikën ku ndodhet drejtësia ka nevojë urgjente për reflektim, e mandej të flitet për reformë.

“Ne nuk duhet të nisemi nga spontaniteti. Natyrisht që në vitet e para, mbas ndryshimit të sistemit duheshin bërë shumë ndryshime të mëdha dhe në një kohë të shkurtër. Patjetër që kishte edhe ngutje. Tani është momenti që të reflektojmë thellë dhe të mendojmë çfarë e kemi bërë mirë, cfarë e kemi bërë jo mirë? Çfarë ka funksionuar, çfarë jo? Nëse nuk ka funksionuar dicka, përse nuk ka funksionuar? Eshtë sistemi që kemi adoptuar, apo nuk kanë punuar mirë njerëzit? Në fund të fundit mund të miratojmë ligje shumë të mira, t’i kopjojmë nga perëndimoret, të ndërtojmë sistemin, por mund të mos na funksionojë… Pse nuk na funksion? Sepse ne duam të mbjellim banane në Shqipëri, por këtu ajo nuk rritet. Pra, nuk është një kopjim mekanik i modeleve të vendeve perëndore, por është zgjedhja e atyre modeleve, të cilat mund të funksionojnë më mirë, të jenë më efektive në kushtet e vendit tonë”, thotë Kondi.

Per te kuptuar se cili nga modelet ne jurisprudence ka funksionuar dhe cili ka dështuar ish-kryetari i Gjykates se Larte sugjeron qe te kete nje debat publik dhe studim.

“Duhet debat publik, duhet që të funksionojnë strukturat e caktuara shtetërore dhe strukturat e tjera shoqërore, në mënyrë që të studiohet situata, të nxirren konkluzionet, të ndërtohen strategji dhe mbi bazën e tyre të punojmë. Të mos flasë secili pas mendjes së tij”, theksoi Kondi./tch

redaktor October 19, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Pëllumb zaimi says:
    October 19, 2013 at 7:23 pm

    Po. Debati publik për gjyqësorin duhet bërë por ama jo vetëm me pjesëmarrjen e gjyqtarëve por edhe te popullit , te intelektualeve e sidomos te gazetarëve qe kané analizuar dukuritë ne gjyqesor. Politikanet jane gjykuar deri sot nga populli nëpermjet votës ndersa per gjyqtaret nuk ka asnje sistem gjykimi nga sovrani!

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 19, 2013 at 7:33 pm

    VR!!! Po. Debati publik për gjyqësorin duhet bërë por ama jo vetëm me pjesëmarrjen e gjyqtarëve por edhe te popullit , te intelektualeve e sidomos te gazetarëve qe kané analizuar dukuritë ne gjyqesor. Politikanet jane gjykuar deri sot nga populli nëpermjet votës ndersa per gjyqtaret nuk ka asnje sistem gjykimi nga sovrani!

    Reply
  • Landi says:
    October 20, 2013 at 3:58 pm

    KOTI KONDI
    NUK KA GJYGJ QE BEHET PA PARA. CDO GJYQTAR MERR PARA PA PERJASHTIM KJO ESHTE APSOLUTE E KAM NGA PERVOJA KE TE DREJTE APO NUK KE TE DREJTE.
    A E DONI FORMULEN MAGJIKE TE HDUKJES SE KORRUPSIONIT NE GJYQSOR ESHTE FARE E THJRSHTE NE QOFTE SE DUAN >
    RREGJISTROI NE CD TE GJITHE GJYGJIN DHE NE QOFTE SE PALET KANE ANKIMIME TE KONTROLLOHET CD , KJO VLEN EDHE PER PROKURORINE.
    NE QOFTE SE ESHTE DESHIRA E MIRE KJO ESHTE GJIDHJA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?