Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar sot me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Qëllim i këtij takimi, sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, e në veçanti të korrupsionit.
Të dy palët ndanë mendime edhe për hapat e përbashkët që duhet të hidhen për forcimin e luftës kundër krimit kibernetik, si dhe për një sërë hetimesh që të dy institucionet në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pritet të finalizojnë.
Një rëndësi të veçantë në bisedën mes tyre pati dhe koordinimi më i mirë i veprimeve Polici-Prokurori për hetimet ndërkombëtare, ku grupet e krimit të organizuar përdorin si origjinë, tranzit apo destinacion vendin tonë.
Njëkohësisht, Çako dhe Llalla ndan të njëjtin mendim për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteve policore dhe prokurorisë me vendet e tjera, duke e vlerësuar si “domosdoshmëri këtë bashkëpunim për të qenë të suksesshëm”.
Mire beni qe bashkepunoni e luftoni krimin se per kete i paguan populli taksat ! Po si shume ka filluar te fryhet gjoksi apo i jep vete perpjet more shoku Kiku.
po fryheni si shume te gjithe vetem takime beni me njeritjetrin per detyren tuaj te cilen duhet ta beni sido qe te jete per te luftuar krimin jeni jo per gje tjeter. mos genjeni popullin kaq shume sepse do tu vije pas koke………