Duke dëgjuar lajmet për betonizimin që Lulzim Basha do t’i bëjë Tiranës, nuk kish si të mos më vinte në mendje, që ky njeri nuk ka asnjë lidhje me Tiranën. Ai atë post që ka e ka të blerë, rrjedhimisht duhet të nxjerrë paratë që ka paguar. Ai jeton në Hollandë, jetën e tij e ka atje, ne e kemi jetën tonë këtu. Është kaq absurde që ky njeri me mandat të vjedhur dhe familje në Amsterdam të qeverisë jetët tona. Është kaq e padrejtë.
Basha është një personazh tipik i tranzicionit shqiptar. Të rinj anonimë dhe mediokër që katapultohen nga në politikë nga ish-komunistët e regjimit të kaluar si Sali Berisha etj. Basha e di mirë cfarë duhet të lëpijë për të vazhduar këtë teatër që pasuron atë dhe varfëron Tiranën. E mbani mend atë fjalimin e Bashës që u mbyll me esklamacionin “Na udhëhiq o prijësi ynë, Sali Berisha!” (mos më thoni që s’e mbani mend këtë shpërthim të tij në skenën e Pallatit të Kongreseve?).
Ai nuk u ka asnjë borxh banorëve të tiranës. Berisha vetë ka pasur vetëm një interes madhor tek Lulëzim Basha, ta përdorte si arsye politike që kryeqyteti i kishte falur krimin e 21 janarit. Dy njerëzit burracakë të këtij qyteti, që u mbyllën brenda xhamave të blinduar dhe piketuan vrasjen e njerëzve të pafajshëm para derës së tyre, janë në makth për ndëshkimin që kryeqyteti dhe shoqëria do tu japë për krimin ende të pashlyer të tyre. Sali Berisha vrapoi të lante gjakun nga bulevardi, duke nxjerrë bashkautorin në krim në një garë fallco për Tiranën. I sigurt se e humbiste garën dhe bashkë me të alibinë për pafajësinë në krim, Sali Berisha mbështeti projektin e tij mafioz për blerjen e mandatit me çdo çmim. Berisha nuk do as leje ndërtimi, as tenderë të vegjël, as para nga Lulëzim Basha. I duhet vetëm si alibi që kryeqyteti i voton vrasësit. Lulëzim Basha ia ka larë atë borxh, pasi ja “bleu gjakun” Tiranës për llogari të Sali Berishës.
Ndaj Lulëzim Basha është i lirë tani e tutje të punojë për familjen e tij, për gruan, kunatin dhe sojin që i heq frikën në orët e vetmisë së tij të madhe, që kur përkëdhel dy vajzat e tij i shfaqen para dy vajzat jetime të Aleks Nikës, kur inauguron ndonjë shkollë i dalin para syve lotët e Anës, që e fyejnë “demokratët” në shkollë për babin e vrarë prej tij, kur del në periferi i dalin para syve fëmijët e Hekuran Dedës në një fshat afër Tiranës që ndoshta janë pa bukë në këto momente dhe nuk i vizitojnë dot kioskat e kunatit të tij, kur bën sikur preket nga ndonjë dramë familjare me siguri që e lë pa gjumë makthi i djalit të vetëvrarë të Faik Myrtajt nga dëshpërimi i ikjes së babait.
Email nga adresa: [email protected]