Denoncimi i banorëve të fshatit Jeta e Re në Lushnjë se një person i paidentifikuar u thyente fotografitë e varreve të të afërmve të tyre ka vënë në lëvizje policinë vendore. Pas disa ditësh hetimi u bë zbulimi dhe marrja nën akuzë e të dyshuarit K. N., 46 vjeç, banues në Fiershegan, për veprën penale “dhunimi i varreve”. Mësohet se 46-vjeçari është i dyshuar për dëmtimin e fotografive të dy varreve në fshatin Jeta e Re. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme.