Një karburant është vjedhur në Lushnjë, ndërsa një shkollë 9-vjeçare është bastisur në Zharrës të Fierit. R. K., u mor nën procedim në gjendje të lirë për “mashtrim” pasi akuzohet se mesnatën e së mërkurës është furnizuar me karburant në një pikë në Savër, ku nuk ka paguar lekët për 52 litra benzinë me vlerë 10 mijë lekë të reja. Kurse mëngjesin e djeshëm u konstatua plaçkitja me thyerje e shkollës së Zharrëzit, ku janë marrë 2 kompjuter, 2 monitorë dhe një lap-top me aksesorët.