Një 47-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Lushnje, pasi i ka vënë flakën banesës së tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Çermë Sektor, ku Edmond Gjoni është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka djegur banesën.
Në momentin e ngjarjes, Gjoni ishte i vetëm në banesë, dhe nuk ka mundur të dalë jashtë, teksa flakët kanë përfshirë të gjitha orenditë.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga banesa dhe e kanë nisur drejt spitalit të Lushnjës, por 47-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë./BW
pi raki mos pi mendt hajvan!