Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për negociatat e radhës mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që supozohet se do të çojnë drejt një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.
Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se një prej çështjeve thelbësore të diskutimit do të jetë kufiri mes dy vendeve.
Sipas Hazirit, Kosova do të mbetet në kufijtë e vitit 1956.
Megjithatë, ai ka thënë se “çështja e Mitrovicës nuk diskutohet… e qytetit të Mitrovicës”, është shprehur ai.
“Mitrovica, me Zveçan, është jashtë çdo diskutimi”, ka shtuar Haziri në T7.
Ai ka thënë se Kosova nuk do t’i pranojë “parimet e lumenjve e të vargmaleve për kufijtë”.
Haziri ka thënë se Serbia synon ta marrë lumin Ibër dhe lumin Morava.
Kjo, sipas tij, i bie që Serbia të afrohet “një kilometër në vijë ajrore në kufi me Gjilanin”
v.l/ Dita
Kosova duhet te shkoje ne bisedime me keto dy variante.
1- njohje pa kushte nga Serbia ne fillim, pastaj bisedimet per ceshtjet e ndersjellta reciproke perfshire dhe statusin e pakicave.
2- vazhdim i statuskuose dhe bashkim me Shqiperine.
Te tjerat jane pazare tradhetaresh per shitje teritoresh .
Nese Serbet nuk zgjedhin asnjeren atehere nderpriten bisedimet dhe mbyllet kufiri me Serbine.