Deputeti socialist, Pandeli Majko, komenton idenë e hedhur së fundmi sipas së cilës, kush bëhet ministër nuk mund të jetë deputet. Duke folur në emisionin “Opinion”, Majko tha mbrëmë se është kundër një skeme të tillë.
“Nëse kjo do të vendoset me shumicë, do ta respektoj, por nuk do ta lë mandatin e deputetit që të bëhem ministër. Parlamenti është shtëpia ime, dhe ajo është marrëdhënia më e mirë ima me politikën”, tha Majko.
Majko tha se janë bërë ftesa publike për AK dhe FRD për të marrë pjesë në koalicion, ndërsa për LSI përsëriti qëndrimin se ajo mbetet një parti qeverisëse.