Ish-kryeministri Pandeli Majko ka komentuar në Facebook sloganin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme. Në një postim të djeshëm, Majko thotë se Partia Demokratike ka marrë përsipër një mision të pamundur: të ndryshojë ndryshimin.
“Logoja e fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e qershorit 2013 qenka interesante… “NE JEMI NDRYSHIMI! PERPARA!”
Më dukej më intriguese logoja e vjetër që kishte edhe këngë nga pas… “SHQIPERIA PO NDRYSHON”.
Të kërkosh të ndryshosh “ndryshimin” ky është një pohim dinjitoz i misionit të pamundur të Partisë Demokratike. Ngushëllime!”, ironizon Majko në Facebook.