Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka kërkuar dje në Kuvend një sqarim nga qeveria, pas deklaratave të presidentit turk Erdogan, për “Gylenistët” në Shqipëri.
Ajo tha se shumë njerëz kanë dërguar fëmijët në shkollat e Gylen dhe për këtë arsye duhet të informohen nëse janë apo jo terroriste.
“Ne nuk kemi nevojë të fshihemi sikur problemet nuk ekzistojnë, nuk mund të bëjmë sikur ka sekrete kaq të mëdha shtetërore kur bëhet fjalë për fëmijët tanë dhe kur vjen puna për mirëqenien e fëmijëve tanë.
Dhe ne s’kemi pse të mendojmë se po lëndojmë një mik apo lëndojmë një partner strategjik, sikurse qeveria në fillesat e saj e quajti vend mik Turqinë.
Nuk e di se sa partnerë strategjikë janë sot në listë.
Por besoj se do të ishte në nderin e gjithsecilit, ministrja e para në mungesë të Kryeministrit që nuk është sot, duhet ta kishte bërë këtë sqarim.
Unë e para, ju të tjerët dhe qytetarët nuk i kemi çuar fëmijët në shkolla terroriste, i kemi çuar fëmijët në shkolla për t’i arsimuar dhe në rast se ka një rrezik real, do të doja ta dëgjoja këtë sot nga ju sepse është shumë e rëndësime për të qenë ne prindërit të parët të qetë.
Jo sepse do të ishte e vështirë për t’i ndërruar shkollën fëmijës, por sepse është patolerueshme që ne të jetojmë dhe t’u japim fëmijëve këtë lloj fryme se arsimi i cili kanë marrë dhe ambienti në të cilin jetojmë, është një ambient në rrezik.
Për ta shmangur këtë rrezik, qoftë të pabazë, qoftë dhe pa asnjë nevojë për ta amplifikuar dhe është mirë që ta diskutojmë dhe të mos ndodhë si me armët kimike kur mbasi mahiset çështja, atëherë marrim vesh që ka pasur disa çështje të tjera dhe vetëm pas një revolte dhe paniku që kapi qytetarët, ne sqarohemi nga foltorja e Kryeministrisë”, tha Bregu.
Cdo vend ku shkel kemba e tyrqe ne mos terroriste nje sherr te madh brenda e ka.Shqiptart e kan te ditur ma shume se as nje popull ne Europe.Kemi 600 jet qe vetem te kqija kemi prej ksaj rrace te keqe.Nuk shkohet ne Europ me turq neper kemb.
Moj Majlinda!
Po kete pyetje duhet t’ia beje BAJRAKTARIT TEND Sali Berisha se ato shkolla u hapen kur ishte ai MONSTER ne sundim!!!
Tani ka zbritur kjo ne Shqiperi?
Niveli i nxenjes ne shkollat une i quaj turke se nuk i di emerat e shkollave ne tirane eshte nga me ta larta ne arsimin tone. Rezultatet e femijeve ne konkurse e olimpjada te ndryshme jane pothuajse te paret perhere. Ne qofte se e keni me gjithe mend shqetesimin per shkollat merruni me shkollat shqiptare jane per turp e faq te zeze si shteterore ashtu edhe privatet. Edukimin me te keq te mundshem si qytetar i marin ne keto shkolla.
Me lexove mendjen o Astrit. Po Kristali qe shet diploma e kioska te tjera te vetshpallura universitete?
Nuk i vjen turp kesaj Majlindes e partise qe ajo perfaqeson qe gjate qeverisjes se tyre e bastarduan arsimin ne Shqiperi.
KUJT JA BEN PYETJEN KJO FATKEQESIJA E INTEGRIMIT NE SHISHTUFINE?!
Shkollat turke kane nxjerre njerezit me sagllam qe ka shoqeria jone.