Një 13-vjeçar është përplasur nga një mjet sot në mesditë në Shijak, duke mbetur i plagosur rëndë. M. Mushlika ka qenë duke lëvizur me biçikletën e tij, kur është përplasur nga një makinë që ecte me shpejtësi. Djali është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit nga vetë drejtuesi i mjetit. Mësohet se 13-vjeçari ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe për këtë arsye, mjekët e spitalit të Durrësit kanë kërkuar transportimin e tij drejt një spitali më të specializuar. Familjarët e M. Mushlikës i bënë apel Ministrisë së Shëndetësisë për ndihmë, në mënyrë që djali të mbijetojë. Mësohet se ai ka marrë plagë të rënda në trup dhe është në gjendje kome.