Dy shqiptarë me nënshtetësi amerikane janë bërë pre e një grabitjeje sot në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Grabon, ku dy turistët, Martin Vushaj dhe Luigj Selmanaj, po udhëtonin me një makinë të marrë me qira.
Dy persona të maskuar ndaluan automjetin me të cilin ata udhëtonin, e për shkak të rezistencës së turistëve i qëlluan ata me thikë. Grabitësit arritën të merrnin prej turistëve paratë sendet e tjera personale dhe automjetin me të cilin po i drejtoheshin Vermoshit për turizëm.
Policia ka nisur menjëherë një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e grabitësve, ndërsa dy të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e zonës, ku gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Mbetemi armiku i njeri-tjetrit ne jete te jetve !!
Nje pjese e mire ushqehen me urreitje , injorance kunder patrioteve te tyre per 5 Lek!!!
Sherim te shpejte vikttimave!!!!!!!
Dikush qe ka pas dijeni per ardhjen e tyre jua ka bere te zezen mendoj une.I lutem te madhit Zote te vej dore ne kete popull qe fatkeqsisht ka lene rrugen Tane.