Shembjet e tokës vijojnë të mbajnë në panik banorët e Mallakastrës. Të paktën 15 banesa të komunës Qendër rrezikojnë shembjen, pasi janë plasaritur për shkak të rrëshqitjeve të tokës. Banorët mbeten të izoluar për shkak të shembjes së rrugës, ndërsa shembjet vazhdojnë. Banorët thonë se nuk kanë ku ta kalojnë natën, për shkak të frikës se rrëshqitjet e tokës mund të shembin gjithçka nga momenti në moment.