Policia është duke hetuar rastin e abuzimit ndaj 17-vjeçares tetraplegjike në Lapulec, duke mos përjashtuar as një incest të mundshëm. Si i dyshuar është vëllai i mitur i të dëmtuarës, vetëm 15-vjeç, madje edhe ai me probleme fizike, por më të lehta nga e motra. Është i vetmi mashkull në familje dhe policia e ka marrë në pyetje për të treguar rreth personave të dyshimtë që kanë hyrë në shtëpi muajt e fundit. I mituri ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por analizat e ADN-së do zbardhin të vërtetën.