Menjëherë pas barazimit me Aekun e Athinës, trajneri i Interit ka dhënë një deklaratë rreth kësaj ndeshje, ndërsa pyetja kryesore që iu bë, ishte largimi i Mateo Kovacic, në drejtim të Realit.
Trajneri italian konfirmoi largimin duke thënë se ai mund të krijojë një skuadër kompetitive edhe pa kroatin.
“Për fat të keq janë disa rregulla që duhet ndjekur (duke aluduar në rregullat financiare të UEFA-s). Unë besojë se askush nga ne nuk do të donte të respektonte këto rregulla, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të bëjmë një ekip të mirë, ne jemi të zhgënjyer, por këto janë rregullat”, deklaroi Mancini kur u pyet për largimin e Kovacic drejt Realit.
Italiani tutje shtoi se për të njëjtën arsye, u largua edhe Xherdan Shaqiri drejt Stoke, ndërsa paralajmëroi ardhje të lojtarëve të përshtatshëm për Interin, duke mos shkelur rregullat financiare.