Kuvendi miratoi në seancën e sotme ngritjen e një komisionit parlamentar për Reformën Territoriale. Komisioni do të funksionojë mbi propozimin e depozituar nga Partia Socialiste, por që është pranuar nga të gjitha grupet parlamentare, përfshi këtu edhe opozitën, gjatë shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve. Kështu në këtë komision pozita dhe opozita do të kenë të njëjtin numër anëtarësh, komisioni do të ketë dy bashkëkryetarë, ndërsa mbledhjet e tij cilësohen të vlefshme vetëm nëse janë mbi 50 % të numrit të anëtarëve të tij. Opozita në këtë komision do të ketë të drejtën e vetos. Komisioni i posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij përcaktimin e kritereve për ndarjen e re administrativo-territoriale, hartimin dhe përcaktimin e kalendarit të zbatimit të reformës administrative-territoriale dhe përgatitjen e projektit për ndarjen e re territoriale. Në përbërje të komisionit do të jenë 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të pozitës (6 PS dhe 2 LSI) dhe 8 përfaqësues të opozitës (6 PD, 1 PR dhe 1 PDIU).
PD e ka refuzuar konsensusin me maxhorancës, pavarësisht plotësimit të kushteve nga kjo e fundit. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat pak para largimit të opozitës nga salla, tha se PD-ja nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje konsensuale me këtë mazhorancë, e cila sipas tij ka në historikun e saj shkelje të vazhdueshme të marrëveshje të tilla të arritura përmes konsensusit.
“Unë e bëra të qartë edhe në konferencën e kryetarëve. Nuk mund të nënshkruhen marrëveshje të tjera me konsensus kur ka disa marrëveshje të tjera që janë shkelur nga mazhoranca e sotme. Janë shkelur dy marrëveshje që janë bërë për mosprekje të institucioneve të pavarura dhe këto janë shkelur. Ka filluar sulmi ndaj ILDKP-së dhe sot jemi në momentet që sulmohet edhe AMA”, tha Paloka.
Paloka tha se opozita nuk do të pranojë një hartë elektorale, që maxhoranca po e harton për përfitime elektorale. “Ne nuk mund të bëhemi qesharakë para shqiptarëve pse kemi një qeveri qesharake që nuk mban asnjë nga premtimet e saj. Sigurisht reforma është e domosdoshme dhe është e lidhur me një reformë për decentralizimin e pushtetit lokal që deri më sot po shkelet dhe me reformën zgjedhore. Fakti është që kjo mazhorancë synon të krijojë një hartë elektorale për interesat e saj. Të krijojë një hartë ku të llogarisë numrat që zgjedhjet e ardhshme t’i fitojë me hartë elektorale dhe jo me votat e shqiptarëve”, shtoi Paloka.
Debate për rendin në Kuvend, largohet opozita
Opozita ka braktisur seancën parlamentare vetëm pak minuta pas pushimit disaminutësh që u kërkua nga vetë PD-ja. Deputeti Paloka kishte kërkuar 5 minuta pauzë për të formësuar qëndrimen e grupit lidhur me disa çështje, por pushimi zgjati më shumë.
Pas rikthimit, fjalën e mori deputeti Berisha, i cili akuzoi ministrin e Brendshëm si “zgjatim i krimit në Parlament”. Ndërsa Tahiri tha se Berisha edhe nëse i shpëton drejtësisë, nuk i shpëton dot mallkimit të shqiptarëve.
“Kriminelët kanë dalë nga pushteti me 23 qershor, kanë dalë nga policia, tani janë derdhur rrugëve t’i binden këtij banditi që derdh vrer për akuza kriminale. Ky është një nga ta që nuk do të shpëtojë dot kurrë. Edhe nëse do i shpëtojë drejtësisë nuk do i shpëtojë dot mallkimit të shqiptarëve”, tha ai.
Mandati i deputeteve femra, debate të ashpra në Kuvend (replikat)
Seanca e sotme parlamentare nisi me një debat të ashpër mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Objekt i debatit ishte çështja e heqjes dorë nga mandati i deputetit për deputeten e Lezhës dhe dy grave të tjera deputete, veprim të cilin opozita e cilësoi si të detyruar.
E para që e ngriti këtë çështje ishte ish-kryeparlamentarja Topalli, e cila tha se tha se deputetja e Lezhës është kërcënuar. Ajo tha se mafia kërkon të hyjë në Kuvend. “Nuk janë të sëmura, por u kanë kërcënuar fëmijët, u kanë marrë peng vëllezërit,” tha Topalli.
Në përgjigje të akuzës së Topallit, ministrja Topalli sqaroi se deputetja e Lezhës ka hequr dorë nga mandati për arsye shëndetësore. Por sqarimi i Kodhelit u pasua nga përfshirja në debat e ish-kryeministrit Berisha dhe deputetes Mesila Doda.
Debati i plotë
Meta: (i drejtohet Topallit) Jeni kaq e shqetësuar për të drejtat e grave këtë e kuptoj, por që nuk keni marrë pjesë në asnjë aktivitet të aleancës së grave deputete.
Doda: Ky parlament ka vend për dy veta: ose për kriminelët ose për politikanët. Jemi njerëz të votuar. Asnjë nga ne nuk mund të ulet këmbëkryq dhe të shikojë krimin. Vendi po zaptohet me tritol, me presion ndaj deputetëve. Nuk mund të zëvendësohen mandatet e grave sikur të jenë kokrra orizi. Duhet ngritur një komision hetimor. Kërkoj që ambasadat e huaja të shprehen për këtë fenomen kaq të turpshëm.
Meta: ju flisni për presione dhe shantazhe. Pse nuk bëni veprime konkrete në prokuroorinë e shteti dhe para drejtësisë.
Topalli: Heshtja juaj në këtë rast ju vendos në anën e atyre që kërcënojnë dhe nuk lejonë gratë të ulen në këtë sallë. Unë do i bëj një propozim kolegeve të mia të bëjmë një rezolutë këtu në parlament dhe ta dërgojmë në KE dhe OSBE për një ngjarje që mund të ketë pasoja të rënda.
Berisha: Kjo është një ditë e zezë, një ditë e rëndë në historinë e këtij parlamenti. Në një vend ku dhunohen në mënyrën më brutale nënat. Motrat, vajzat shqiptare, në një vend ku dhuna familjare ndaj grave është bërë një problem madhor dhe së bashku kemi votuar ligjet më të rënda për të frenuar këto akte turpëruese, ne sot në parlament i nënshtrohemi mafies dhe tentakulave të saj. Një kompromis i turpshëm mes dy bashkëkryetarëve për të përzënë nga parlamenti dy zonja dhe për t’i zëvendësuar me të fortë të mafias. A mendoni ju se ky akt do të kalohet lehtë? Ky akt do të peshojë rëndë mbi këtë vend. Ju vërtet siguroni me këto pazare, por vendi nxihet e skuqet nga një veprim i juaji. Porsa i përket kësaj konfidentes (Kodheli) që ka me borxh të flasë çfarë i dikton kryetari, i them se ajo deputete mund t’i shërbejë vetes dhe shtetit disa herë më mirë. Ky vend ka solidaritet për deputetët e sëmurë, por jo flakjen. Ja çfarë janë këta, përdorin një grua për të sulmuar gratë. Atë që kreve ti sot këtu, ai është akti më i turpshëm… (Meta i pret fjalën)
Kodheli: Sali Berisha, ne të dy njihemi prej kohësh. Unë kam burrninë të të them dy gjëra: Jetën e babait tim ta kam borxh dy herë. Për të tjerat me mua nuk krahasohesh se në CV nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur as vrasje, as hajni.
Meta: Dua të bëj të qartë se gjithë ky protagonizëm absurd nuk ka pse të degradojë në fyerje ndaj zonjave deputete. Nëse keni akuza për presione, drejtojuni drejtësisë.
Luani teater, si te doni e sa te doni.Nuk ju ka zgjedhur populli.ju ka caktuar partia,nuk i takoni popullit,prandaj po ju citoj nje thenie labidar te Fan Nolit ne 1924;
“PARLAMENTI ESHTE NJE SALLE E MADHE E MBUSHUR ME GAZRA MBYTESE,HELMUSE,KU DEPUTETET BEJNE EKSPERIMENTE MBI RACEN E VET”
Ju jeni qe keni bere 23 vjet eksperimente,jeni ju qe keni grabitur bashke me shpurat tuaja kete vend,jeni ju qe nuk keni lene gje pa pervetesuar,qe jeni pasuruar,qe keni ngritur nje sistem,i cili qendron ne kembe nga poshtersite dhe hajnite,jeni ju qe po e çoni vendin ne nje nivel me shtetet me te varfera te Afrikes.VAZHDONI E LUANI TRAGJI-KOMEDITE TUAJA NE PERLAMENT,DERI KUR SALLA TE MBETET BOSH VETEM ME JU.
Nje kompani prane bashkise se Tiranes e cila kishte fituar nje tender per rregullimin e nje rrugice kishte prere kabullin elektrik dhe me pas e kishte mbuluar ate me asfalt. Ky akt shkaktoi nje nderprerje energjie per disa ore me rradhe ne nje lagje ne Tirane duke shkaktuar kaos ne popullsi. Kjo tregon edhe njehere se dora e Sali Berishes e cila eshte e etur per destabilitet social ne vend po ushtron aktivitetin e saj gjithandej! Ai njeri duhet te ndalet pa as me te voglin hezitim! Gjithe keto bomba, shtylla te hedhura ne ere te kujtojne Shqiperine e pas vitit 97 kur Berisha doli ne opozite! Lind nevoja qe qytetaret te ruajne qetesine dhe shume shpejt ai njeri do te ndeshkohet ne menyren me shembullore nga forcat e rendit, bashke me te edhe cdo vemje qe e ndjek nga pas!
Epo kjo eshte e paimagjinueshme,opozita vuri kushte e nderkohe qeveria ia plotesioi,tani opozita nuk do.Te mjeret ne per ç’opozite qe kemi.
I eshte futur frika ne palce ketyre te PD se do ngelen pa mandate ne zgjedhjet e ardhshme
Sali berisha, je nje pis qe se ke shokun. NA e bere TV boze o i pazot. O njeri i marre. Respekt MIMI
Si ka surrat e flet ky vrases. Ky dhe banda e tij kriminale duhen rrasur ne burg per te mos dale me kurre. Flet per moral ky palaco
Kjo reforme do kryhet me patjeter.Opozita me kot ngre alibira,opozite anti-kombetare.
Turp,opozite leshi.Kur behet fjale per interesa qe prekin drejtperdrejt popullin sic eshte edhe rasti i reformes administrativo-territoriale palet duhet medoemos te bien dakord.Opozita nuk do,turp ti vije!
E pamundur te behet sepse ky eshte fati i ketij vendi,por, per te qene sadopak te besueshem,perse nuk beni hetim te plot per deputet,ne salle a ne liste pritje,per pastertine e tyre.E dini mire se, kane patur aktivitet t zi edhe jashte vendit.Dhe nuk e kni te vehtire ta verifikoni, ne se dikush ka vullnet.Mos heshteni.Mos u perzieni me te keqenPerpiquni te pastroheni.Populli e din dhe, fatkeqeisht,se nuk ka jeter ruge,shpreon ende te ju.
Ky morali yt s’pin ujë për lukuninë e ujqërve të PD.Ata kuptojnë vetëm gjuhën e tritolit.A ka ndonjë burrë t’ia fusë një kallëp tritoli në prapanicë kafshës prehistorike nga Viçidoli?
NENA VIRGJERESHE TOPALLI , PLAKU XHUZEPE BERISHA DHE KRISHTI RAMA.
Po Rama pse permendet e òpune ka me grate e Lezhes e virgjereshat e tempullit te korrupsionit nene virgjereshat Doda-Topalli?Rama eshte nje shqipetar normal e nuk eshte krishti qe permendet dite e nate bile edhe ne gjume.Ai po te ish krishti sipas bibles si i krishter qe eshte do kish per nene,grua dhe vajze te njejtin person virgjereshen ‘katolike’ Topalli.
Cili eshte ndryshimi mes atyre qe vjedhin shtetin dhe atyre qe pasurohen me aktivitete te paligjshme por qe ekonomikisht nuk e demtojne shtetin, por ne nje fare menyre hedhin ne qarkullim ato para qe hyjne ne pasurine kombetare .
Ore meshiroi o zot keta njerez se nuk dine se cbejne……!!!!!!!..Po te shqetesohesh xhelefina dh te paudhet e pd me shpellarin ne krye me ata qe i kan votuar pale se sa mire do te ishim…..Preteks per sher nga sherxhinjte e shekullit…
Pse kan pune tjeter rruspite e PD’s kur kane bere ndonje gje te hajrit keto qe u shofshin kjo fare e keqe
Kujt iu prish gjiza se ikin keto shurr qelburat e PD’s shkoni e kurre mos u kthefshi qyni qafen llahinga te perdala.