LSI bashkon votat me PS në këshillat vendorë. Reagimi i LSI-së vjen një ditë pasi Kuvendi miratoi me votat e maxhorancës largimin e anëtarit të kësaj forca nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, Ylli Manjani tha sot se ajo çka ndodhi mbrëmë në Kuvend dëshmon qartë se pengesa kryesore e integrimit është Berisha. Në këto kushte, sipas Manjanit, qëllimi kryesor i opozitës së bashkuar është largimi i tij nga pushteti.
“Duke vlerësuar situatën aktuale, LSI vlerëson se ekziston vetëm një objektiv i përbashkët i opozitës, largimi i menjëhershëm i tij nga qeveria dhe nxjerrja e partisë shtet në opozitë. Objektiv i shqiptarëve që në shumicë paguajnë kostot e diktatit të partisë shtet dhe sjelljes diktatoriale të kryeministrit të vendit. Objektiv tjetër më të rëndësishëm se ky opozita shqiptare nuk ka arsye të ketë. Opozita e bashkuar do të marrë hapa konkretë. Komunikoj prerë se për hir të parimit të balancës politike në vend që u zbulua nga Berisha në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve, vendori do të vendosë në kontrollin maksimal të opozitës. LSI deklaron bashkimin e votave në këshillat vendorë me PS dhe heq mbështetjen për këdo që ka dalë nga koalicioni i LSI me PS”, tha ai.
Por si munde te pranohet nje llogjike e tille nga keta soi politikanesh….per kater vjete ju lepine Berishes dhe ai ju dha aq pushtet sa nuk mendonin…..per kete qe beri Berisha humbi shume elektorat…..ndersa keta lepirsa, pasi nuk lane gje pa thene per Ramen, tani bejne te kunderten….dhe ne duhet ti votojme prap kete bande hajnishe me kete gungsin….Ilir meten……
Hahahahaaaaa cfare foto e rralle. Ka disa dite qe kur del Manjani ben si i forte dhe i nervozuar. Ketu duket si puna e ati qenit qe i thote padroni (Meta) nga afer, KAPE laro kape. hum hum hum hum. Gallate fare.
Komenti i fshirë për arsye etike
Moderatori
nuk keni faj ju, i mbushet sa i mbushet xhepat dhe tani dashkeni rrezimin e Berishes..krijesa te etura per pushtet,dridhni bishtin sa andej ketej……
Po dhe ne kuvend shumice ishit ju,po kaci,aslloni e kadelja sikur nuk u mbeshten..tani te shohim me do ju mbeshtesin keta te keshillave bashkiak,apo do preferojne paret e sales ndonjeri..me e lehte kjo e dyta
Po kete kishit ndermend ta benit pas zgjedhjeve direk e mos justifikohi kot me antarin e KQZ.Por ne bashkite e komunat ku kryetari eshte i pd do ju fluturojne 20% te administrates e do ta hani ju ose do kthehen me Pd .Kam frike se do ju bjere si BUMERANG
Paturpsi me te madhe ska. Cfare e kujtojne kete popull, bageti.
Po na cnderojne inteligjencen.
Flasin dhe per integrim, deri dje ecej me rrotat e Sales sot e gjeten , nderrimi i tyre eshte zgjidhja.
Kater vjet hajduteri duhet ti harrojme, tani kane qellimin e mire ta fillojne nga e para,
por si profesionista ama.
Duhet ta leme veten te na cojne ne gremine keta mashtrusa te paskrupullt. ???