Reforma territoriale është e domosdoshme dhe ndryshe nga ajo çfarë pretendon opozita, pas saj nuk ka asnjë prapavijë politike të lidhur me zgjedhjet lokale të 2015-s.
Zëvendësministri i Transporteve, Ylli Manjani, thotë se kundërshtimet e PD-së nuk kanë lidhje me reformën.
“Ajo që tha Basha është pak a shumë kjo: Që nëse hiqni militantët e PD, kryetarët e grup seksioneve që janë ende në administratë e që për punën e mirë apo të keqe që kanë bërë kanë një raport me ligjin, jo me mazhorancën, nuk ka konsensus. Por, për historitë që duhet t’i mbajmë me zor njerëzit në punë se janë anëtarë të PD, vetëm që të quhet konsensus, kjo është e papranueshme”, tha Manjani.
Në themel të rezistencës që po bën PD, thotë Manjani, është vetëm sikleti i saj elektoral, që shthurjen e brendshme të opozitës kërkon ta identifikojë me ndarjen e territorit.
“Në qoftë se sikleti i tretë është si të bëjmë Bashën që të mbajë bashkinë, që sot është 25 mijë vota më pak, kjo është punë tjetër. Ky është realiteti, të paktën sot në bashki, ku qeveris padrejtësisht, të paktën në pikëpamjen elektorale, politike dhe morale”, komentoi zëvendësministri i Transporteve.
Manjani tha se opozitës nuk do t’i mungoje oferta për konsensus.
“Sigurisht këtë do ta bëjmë jo duke e përkëdhelur opozitën pafundësisht, sepse ajo që kërkon Basha nuk është më konsensus, por pazar. Në këto zona të fitoj unë, të lë këto zona të fitosh ti, ky është pazar dhe reforma nuk mund të bëhet duke bërë pazare”, përfundoi Manjani.
A u kurove nga fatos Danubi, ku i bunte qylit neper shqiltaret ne Vien.
JASHA
Kjo tregon qe qenka njeri i pa koruptueshem ,(nuk e njof fare ,vetem si politikan)se po te kishte shfryetzuar postin,nuk do kishte nevoje per ate Fatos Danubin tend qe paska dhe nje m.t mbiemri jo shqiptar !