Nënkryetari i LSI-së dhe kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, Ylli Manjani, thotë se PD është konsumuar në pushtet dhe kjo e bën të sigurt rotacionin në 23 qershor. Manjani shprehet se sfida e vetme tashmë është zgjidhja e problemeve pas ardhjes në pushtet.
“Për fatin e mirë s’ka tension. Kjo, edhe për shkak të faktit se gjithkush e di që PD është konsumuar, ikën. Politika është pjesë e konsumit kur qeveris drejtpërdrejt dhe populli nuk të lë të qeverisësh më shumë se 2 herë. Sfida është nëse grupi që vjen, sa është në gjendje të garantojë shpresë, zgjidhje për problemet. Me gjithë grupin që punojmë, duhet të kuptojmë se “Aleanca për Shqipërinë Europiane” është aleanca politike më e gjerë, pra marrja e pushtetit është e sigurt. Duhen premtuar gjëra që mund të bëhen dhe jo në ajër. Puna është bërë gjithnjë e më e vështirë, pasi biznesi është në stanjacion, shteti është në pamundësi financiare për të shlyer biznesin”, tha Manjani në një intervistë për “Ora News”.
Manjani u shpreh më tej se Berisha e ka të vështirë të pranojë humbjen.
“Zgjedhjet janë shumë të vështira, Berisha asnjëherë nuk e ka pranuar humbjen. Meqenëse e rregulloi me Gjovalinin, Kaçin e Dogjanin, ai mendon se i ka të gjitha të sigurta. Por, e gjithë përvoja e tij politike e ka një fund, varet sesi e merr”, u shpreh Manjani.
po nuk eshte berisha ai qe nuk pranon humbjen,jeni ju ata qe po flisni sa anej ktej po ju iken zari se keni problem se do te humbni se ket here nuk jeni ne krah me berishen po me psikopatin me te madh te shqiperise…
bravooo se keni me fitu kur te qethen vicat 😛
Shqipetaret do te votebesojn serish kete qeveri sepse ka punuar per ato dhe jo si puna juaj qe u bete pjese e kesaj qeverie vetem qe te perfitoni 7% dhe jo te punoni per popullin.
Ti je nje zar perfekt i LSI dhe nuk e kuptoj si nuk te vjen zor se je thjesht nje amator.
KOHA E SALIUT DHE SALILLAREVE KA SKADUAR .23 QERSHOR SHQIPERIA CLIROHET NGA DIKTATURA BERISHJANE .STOP SALIUT
Njeriu i fundit qe duhet te flas per politik jeni ju manjani.
Nuk meritoni te jeni ne LSi dhe ne asnje parti….
Pervers barbon