Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Maqedoni, publikohet një video që implikon Gruevskin në afera korruptive
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Maqedoni, publikohet një video që implikon Gruevskin në afera korruptive
Bote

Maqedoni, publikohet një video që implikon Gruevskin në afera korruptive

anazapta
Published April 18, 2014
Share
SHARE

Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM) sot bëri publike para mediave audio regjistrimet si dëshmi se kryeministri Nikolla Gruevski ka marrë 1,5 milionë euro para në dorë nga biznesmeni serb,  Jovica Stefanoviç, i njohur si Gazda Nini, për shitjen e “Bankës Maqedonase”. 

Në katër regjistrime të publikuara dëgjohen zërat e negociatorit për këtë çështje, biznesmenit serb në cilësinë e blerësit dhe të Nikola Gruevskit si lider i VMRO-DPMNE, i cili kishte kontrolluar aksionet e bankës.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Zoran Zaev, tha se për shkak të territ informativ që po mbretëron në vend, të gjitha regjistrimet u janë dorëzuar edhe mediave ndërkombëtare, përfaqësive diplomatike në vend, por edhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Zaev theksoi se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë urgjentisht mbi këtë skandal.

“Ju bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të mos presin urdhrin e Gruevskit se si të veprojnë për rastin në të cilin ai është protagonisti kryesor. Shumë afera, deri tani, kanë qenë shpërfillur. Këtë nuk do ta lejojmë që të shpërfillet. I bëjmë thirrje prokurorit publik Zvërlevski, që t’i harrojë ballot e romëve dhe argëtimet e tjera, ku shoqërohej me njerëzit e parë të pushtetit, dhe të iniciojë menjëherë hetime për rastin, si dhe të ndërmarrë të gjitha masat sikurse ndaj çdo qytetari tjetër të këtij vendi, në situatë të njëjtë”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Gjithashtu ai kërkoi që kryeministri Gruevski të ndërpresë kërcënimet ndaj tij si lider opozite dhe familjes së tij.

“Nëse kjo nuk është e vërtetë, pse atëherë më kërcënoni që të mos vazhdoj me këtë aferë. Ju besoni se nëse më frenoni mua, e vërtetë do të mbetet përherë në fshehtësinë tuaj familjare. A nuk ishit ju ai që pohonit se e vërteta një ditë do të dalë në sipërfaqe. Ja pra Nikolla Gruevski, tani doli në sipërfaqe edhe e vërteta për ndershmërinë tënde”, deklaroi kreu i opozitës maqedonase.

 

Reagimi i VRMNO-DPMNE

“Përgënjeshtrojmë të gjitha pohimet e konferencës së LSDM dhe kryetarit të saj, Zoran Zaev. Gjithçka që është thënë janë të pasakta dhe tërësisht të imagjinuara. Bëhet fjalë për montim klasik, që në një pjesë të madhe nuk është zëri i Nikola Gruevskit”, reagoi VMRO-DPMNE, duke bërë të ditur se do të ngrejë kallëzim penal kundër Zaevit. (INA)

VIDEO:

anazapta April 18, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?