Prokuroria e Përgjithshme depozitoi mbrëmjen e djeshme nëpërmjet korrierit të saj dosjen për masën e sigurisë në ngarkim të dy deputetëve të Parlamentit, të ndaluarve Mark Frroku dhe Tom Doshi. Mësohet se aty kërkohet që ligjvënësit të mbahen në qeli deri në fund të procesit për akuzat e ngritura dhe rrezikshmërinë që shfaqin për të prishur hetimet. Dosja është regjistruar nga punonjësit e gjykatës në protokoll dhe ka kaluar menjëherë për hedhje të shortit në Kolegjin Penal, për të caktuar Relatorin. Konfirmohet se ky short do të hidhet sot në mëngjes dhe sipas procedurave, nëse gjyqtari ka konflikt interesi, mund të tërhiqet nga çështja, për të kryer një short të dytë elektronik të lirë.
Sipas procedurës penale, masa e sigurisë zhvillohet 48 orë nga momenti i ndalimit të të dyshuarve. Brenda mbrëmjes së sotme duhet të kryhet kjo masë sigurie, por Relatori mund të kërkojë edhe më shumë kohë për të shqyrtuar dosjen dhe kjo masë të mbahet ditën e nesërme. “Kemi kërkuar dy miratime nga Gjykata e Lartë, vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të deputetëve dhe caktimin ndaj tyre të masës së sigurisë “arrest me burg”, thanë burime zyrtare nga prokuroria. Pra vihet re se çështja është ndarë me dy kërkesa, ajo e ndalimit të kryer, të cilën nëse Gjykata e rrëzon si të paligjshëm, sjell lirimin e deputetëve.
Por ka edhe një moment të dytë, sepse për 3 akuzat e ngritura, “kallëzim i rremë”, “dhënie e deklaratës së rremë para prokurorit” dhe “kanosje për deklaratë të rremë”, prokuroria kërkon gjithashtu caktim mase. Pra nëse rrëzohet ndalimi si i paligjshëm, Gjykata duhet të marrë një masë për 3 akuzat konkrete, që mund të jenë “arrest me burg”, “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitjeje”. E shpjeguar ndryshe, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bashkimin e dy veprimeve të kryera prej saj, atë hetimor të nisur më 4 mars me hetime kryesisht për “Çështjen Doshi” dhe atë të dy urdhrave të ndalimit ndaj deputetëve, mbi bazën e dyshimeve se përbënin rrezikshmëri shoqërore dhe për t’u arratisur. Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë do të duhet të shprehet për secilën prej kërkesave me vendime të veçanta brenda seancës.
Ilir Meta eshte bandit dhe kete nuk e luan as topi. Ndaj Gjykata e Larte duket se ka rene peng i ketij koklopes, tashme jo vetem kryetar Parlamenti, por edhe hajdut i njohur me Bllokun e Monikes 30%.
E ke provuar me top ti Alma që nuk luan?
Bëjini kontroll në shtëpi kësaj Almës për “fshehje topash”?? Kjo nuk i paska as kobure me helm por Topa! Ç’bëhet kështu more?
Po moj zAlma, po fajin e ka sala qe e nxori te pafajshem, po politika eshte me te vetet KURV .Nqs sala do e linte ne burg do futeshin dhe shume te tjere qe jane pasuruar pa punuar nje dite..