Pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, ku ishte edhe dalja më e fundit e saj, Mariza Ikonomi po mendon seriozisht që nuk duhet të bëjë mungesa shumë të gjata. U bë pak kohë që nuk e kemi parë me ndonjë klip të ri por fillimi i vitit duket frymëzues. Në studion e regjistrimit ku po kalon një pjesë të mirë të ditës për një rikthim ashtu siç duhet, Mariza nuk ngurron te luajë në kitarë që është edhe pasioni i saj i përhershëm. Një tjetër pasion së fundmi është edhe gatimi. Sushi nga Mariza për të tërë.