Një ditë më parë, deputeti demokrat, Mark Marku, votoi kundër dy dekreteve të presidentit Nishani për Gjykatën Kushtetuese. Pas votës kundër emërimit në Gjykatën Kushtetuese të Gani Dizdarit dhe Besnik Imerajt, Marku flet në një intervistë për “Panoramën”.
“Votova kundër kandidaturave të paraqitura nga zoti Nishani, përkatësisht për faktin e thjeshtë se në CV-ja e tyre e paraqitur në Kuvend, të dy rezultonin të kishin qenë ish-funksionarë të lartë të sistemit represiv të Enver Hoxhës. Mendova se zgjedhja e tyre do të ishte një fyerje për kujtimin e mijëra viktimave të regjimit komunist si dhe një fyer për një institucion të lartë si Gjykata Kushtetuese. Votimi im kundër ishte protestë ndaj propozimeve amorale, fyese dhe banale të Presidentit Nishani dhe të atyre që ia kanë servirur atij këto dy kandidatura”, tha Marku.
Marku distancohet nga qëndrime të tilla që ai i cilëson amorale.“Nuk e kuptoj një qëndrim të tillë, nuk e pranoj një imoralitet të tillë dhe as kam për ta pranuar dhe kuptuar kurrë,” thotë Marku.
kjo ,po qe eshte DEMOKRACI. HALLALL
Po pse o Mark vete Berisha cfare ka qene. Nuk ka qene mjek i udheheqjes se larte komuniste ?
Na habite tani. E ke mare vesh qe nuk je me ne listen per deputet.
Jo vetem drejtesia por edhe qeveria, parlamenti, Shish, Prokuroria dhe tere administrata eshte e mbushur me ish spiune, agjente te sigurimit dhe lloje loje maskarenjsh te Partise Punes. Apo si thoni a e denon komunizmin Sali Berisha ku ka ngrene ne Bllokun e udheheqjes dhe ku edhe sot eshte diktator. Pra qendrimi i Mark Markut nuk perkrahet nga Berisha dhe nuk do ta kandidoje me si kundershtar te tij sepse ai dotn vetem servile dhe kokeulurit e sahanlepiresit.
MJERE KY POPULL QE NUK PO I NDAHET DIKTATURA.