Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani kanë potencial intensifikimi!”
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > “Marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani kanë potencial intensifikimi!”
Politike

“Marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani kanë potencial intensifikimi!”

anazapta
Published October 4, 2013
Share
SHARE

DW: Cilat janë fushat apo sektorët kryesorë të bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë?

Ernst Burgbacher: Sektorët e bashkëpunimit janë të shumtë, një pjesë prej të cilëvë unë kam pasur rast këto ditë t’i vizitoj personalisht si për shembull Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Portin Detar të Durrësit, Tirana Business Park, që menaxhohet nga Lindner Group etj., të cilat janë ndër shumë projekte që dëshmojnë për një bashkëpunimin të mirë mes dy vendeve.Gjithashtu dua të përmend dhe angazhimin në një projekt shumë të rëndësishëm, siç është ai TAP, në sektorët e ujësjellës kanalizimeve, të menaxhimit të mbetjeve, të energjisë etj. Tek energjia do të theksoj faktin se Gjermania është ndër vendet më të zhvilluara të botës nga pikëpamja teknologjike, që me siguri e favorizon bashkëpunimin tonë.

Paralelisht me vizitën tuaj, në Shqipëri është dhe një delegacion biznesmenësh gjermanë. Ju keni pasur këto ditë dhe kontakte gjithashtu dhe me sipërmarrës gjermanë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Cili është mendimi i tyre për klimën e biznesit në vend?

Më lejoni t’ju them se kemi marrë në duar rezultatet e një anketimi me sipërmarrësit gjermanë në Shqipëri. Kur ata janë pyetur së a do ta rimerrnin edhe njëherë vendimin për të qenë aktivë dhe për të investuar në Shqipëri, ata janë përgjigjur “po”. Nga kontaktet me delegacionin e biznesmenëve kam vërejtur interesim të tyre gjë që është pozitive. Rëndësi ka dhe bashkëpunimi rajonal. Tregu shqiptar është i vogël dhe investitorët e huaj, përfshi ata gjermanë janë për një hapësirë më të madhe tregu. Ndaj dhe kooperimi rajonal jep efekte konkrete dhe shumë të rëndësishme në këtë kontekst. Në kthimin tim në Gjermani unë do të marr me vete mesazhin kryesor, atë të dinamikës së lartë të politikës së brendshme shqiptare, por dhe gatishmërisë që ekziston këtu për të intesifikuar dhe zgjeruar më shumë bashkëpunimin me Gjermaninë. Vitin e ardhshëm në Gjermani do të mbahet një konference ekonomike e të dy vendeve, ku pritet që të marrin pjesë më shumë se 100 përfaqësues nga biznesi gjerman në sektorë të ndryshëm

Në sektorin energjitik projekti për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri –Kosovë, 400 kilowolt, ka pasur probleme dhe kontestime, të cilat e kanë shtyrë realizmin e tij. Çfarë po bëhet me këtë projekt?

Sigurisht kanë ekzistuar problemet që ju përmendët por gjatë bisedës me kryeministrin kemi folur hapur rreth kësaj tematike dhe na u sigurua për zgjidhje të problemit. Mendoj se jemi në një rrugë të mbarë zgjidhjeje.

 

Pala gjermane ka shfaqur pakënaqësi vitet e fundit mbi faktin që për asistencën e dhënë për Shqipërinë kërkohen që të paguhen edhe taksa doganore, tatime apo tarifa të tjera, kur kjo shkon në kundërshtim me marrëveshjet kontraktuale. A është në zgjidhje ky problem?

Gjermania është donatori më i madh në vend përllogaritur për frymë popullate. Edhe ka pasur probleme në këtë kontekst, të cilat janë adresuar dhe trajtohen hapur. Kemi marrë sinjale që këto çështje do të zgjidhen në periudhën më të shkurtër të mundshme, që është dhe sinjal konkret për investitorët gjermanë në kushtet për të bërë biznes në Shqipëri. Ne kërkojmë që të dalim nga statusi i vendit donator, kërkojmë që të gjejmë te Shqipëria një partner bashkëpunimi në të njëjtin nivel. Mendoj se në këtë drejtim hap pas hapi do të mbërrijmë në rezultatet e dëshiruara. Po ti referohemi shifrave, në vitin 2010 kemi pasur një nivel të shkëmbimit tregëtar mes dy vendeve prej 110 milion eurosh. Ndërkohë që vetëm për 6 mujorin e parë të vitit, niveli është në kuotën 192 milion euro. Importi i mallrave shqiptare në Gjermani është më i madh krahasuar me eksportet nga Gjermania në drejtim të Shqipërisë. Kjo tregon mjaft mirë që Shqipëria po eksporton produktet e saj në Gjermani.

 

anazapta October 4, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • tol francezi it says:
    October 4, 2013 at 2:10 pm

    Qeveria piktori 1 duhet ti kete primare maredheniet me gjermanine .

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 4, 2013 at 3:37 pm

    Po! Më të mirë se gjermanët zor se gjen partner tjeter ne europe! Jane njerez me specializim te admirueshem, te disiplinuar ,korrekte dhe te ndershem ne tregëti. Cilesia e mallrave gjermane eshte me e larte nga ajo e shume vendeve té tjera! Po te më linin te zgjidhja do te kisha zgjedhur gjermanet partnerin e dyte strategjik pas shba!

    Reply
  • raimond vlonjati says:
    October 4, 2013 at 3:38 pm

    Do ishte mire t ekrijoheshin maredhenie biznesi ne rajon local, midis qyteteve tona em ato gjermane …sidomos qytetet bregdetare

    Psh Dhoma tregetare e qyteteve si Vlora apo Saranda etj te krijojne maredhenie direkte me dhomat e tregetise te qyteteve gjermane te ndryshme_

    -Keshtu qe krijohej nje bashkepunim me direct dhe me konkret ….per tregetine e turizmti dhe investimet gjermane ne turizmin tone bregdetar etj etj

    Reply
  • beni says:
    October 4, 2013 at 4:30 pm

    E di e di qe importet e droges e te lendve narkotike i kalojn te 192 miljonet!

    Reply
  • Xhema nga Tirana says:
    October 4, 2013 at 11:39 pm

    Mendoj se Gjermania e meriton të jetë Shteti me të cilin Shqipëria duhet të kishte përparësi në të gjitha marëdhëniet bilaterale (në krahasim me ç’do shtet tjetër të botës).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?