Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe Zëvendës-kryeministrja dhe Ministrja e Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik, Laurette Onkelinx, nënshkruan sot në Bruksel Marrëveshjen dypalëshe mbi Mbrojtjen Sociale, e cila mundëson transferimin e pensioneve për 35 mijë emigrantë shqiptarë. Kjo është një nga marrëveshjet më të rëndësishme që Republika e Shqipërisë dhe Mbretëria e Belgjikës kanë nënshkruar midis tyre, duke qenë se u jep mundësi emigrantëve shqiptarë të tërheqin me vete edhe kontributet e pensioneve që kanë depozituar në shtetin belg nëse vendosin të kthehen në Shqipëri, ose anasjelltas.
Nënshkrimi i marrëveshjes së pensioneve për emigrantët ishte një nga premtimet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për 100 ditët e para të punës së saj. Negocimi, përafrimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për mbrojtjen sociale ndërmjet dy vendeve, e më pas ratifikimi dhe zbatimi i saj në praktikë, do të realizojë mbështetjen në aspektin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të rreth 35 mijë emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Belgjikë. Zbatimi i rregullave të koordinimit të skemave të mbrojtjes shoqërore sipas standardeve evropiane, do të krijojë lehtësira dhe përfitime për personat e punësuar, personat e vetpunësuar dhe për anëtarët e familjeve të tyre, të cilët lëvizin brenda komunitetit.
“Belgjika është vendi i parë i BE-së me të cilin nënshkruam marrëveshjen e pensioneve, ndërsa po negociojmë fort me vendet e tjera. Nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes sociale me të gjitha vendet e rajonit dhe ato anëtare të BE-së, është një hap shumë i rëndësishëm dhe i përpjekjeve tona për integrimin Evropian. Kujdesi për reformimin, zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit të mbrojtjes sociale në Shqipëri ka qenë dhe mbetet në qendër të vëmendjes së qeverisë”, u shpreh Ministri Veliaj pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Sipas z. Veliaj, qeveria shqiptare i konsideron shumë të rëndësishme politikat e mbrojtjes sociale, pasi ato përbëjnë një peshë të konsiderueshme me rreth 25% të buxhetit të shtetit, por gjithashtu realizojnë misionin e lartë dhe fisnik duke i shërbyer më shumë se gjysmës të popullsisë së vendit, kryesisht njerëzve të moshës së tretë, invalidëve, të paaftëve dhe kategorive të tjera vulnerabël e në nevojë.
“Reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale, sigurimeve shoqërore dhe sistemit shëndetësor janë prioritet për qeverinë”, nënvizoi z. Veliaj. Nga ana tjetër, në bashkëpunim me organizmat ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN, Këshilli i Evropës, ILO etj, janë realizuar dhe po ndërmerren studime të rëndësishme për gjendjen e sistemit të mbrojtjes sociale, si dhe po monitorohen problematikat dhe mangësitë.
Aktualisht, Shqipëria ka marrëveshje për mbrojtjen sociale me Turqinë, e cila është në zbatim, ndërkohë janë në proces negociimi marrëveshjet dypalëshe me Hungarinë, Rumaninë, Maqedoninë, Republikën Çeke, me Qeverinë e Luksemburgut dhe me Kanadanë. Synimi i MMSR-së për këtë proces të rëndësishëm është rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes shoqërore me vendet fqinje, ku numri i emigrantëve shqiptarë është i konsiderueshëm.
Bravo Erjon kemi shum besim tek ty. Ka lezet te te degjosh kur flet, i kulturuar dhe i arsimuar tamam.
Bravo Erion
PO ME ITALIN KUR DO TE NODH SE NUK NA E MBANE TE VIJME E TE RIJME SA TE DUAM SE NA E HEQIN MBROJTJE SOCIALE
Cfare bravo Erjon?? Artikulli nuk thote asgje konkrete. E vetmja gje qe eshte konkrete , eshte ligi nderkombetar; cdo person i huaj qe ka punuar jashte shtetit (nje emigrant) , ka te drejte te marre pension ne cdo pike te globit ku ndodhet , pasi eshte paraja e tij, kontributi i tij. Dhe ne kete pike nuk shoh asnje vlere te shtuar tek marreveshja e Veliajt pasi kjo egziston.
Te na tregojne pra tekstin e marreveshjes dhe me pas te themi ose “Bravo Veliaj”, ose “Me ke tallesh ti?”. I takon Dites ta kerkoje kete marreveshje paara se te publikoje komunikata shtypi ministrish. G
Kjo marrveshje ka nje vite qe negociohet.Se dyti pension ne Belgjike merr vetem ai qe ka neshtetesi belge dhe jo te tjeret;Se treti ne Belgjike ka pak me shume se 5 mije shqiptare me pasaporte belge nuk behen 6 mije.Kontrolloni ne internet se i ka zyrtare shifrat Belgjika.Ata qe kane letra qendrimi por jo neshtetsi trajtohen me pagese sociale OSMV apo SUMAZH ne frengjist.Mirpo edhe keta 5 apo 6 mije vete nuk jane te gjithe pensioniste.Mos harroni se ka shume shqiptare qe jane deklarue kosovare dhe kane marre neshtetsine belge por nu perfitojne dot se u del mashtrimi.Qe te perfitojne 35 mije shqiptare nga kjo duhe te jene me neshtetsi te pakten 100 mije vete sepse femijet dhe ata qe janene te pakten nen 40 vjec skane punue ne Shqiperi gati asnje dite;Shkurt shume mashtrime dhe pak vlera.Natyrisht se mashtrimi eshte vetem per shifren te kuptohemi.Por me marrjen e statusit kandidat kjo lloje marrveshje vlen ne ter BE lexoni ligjet e BE