Shpresa e qeverisë për marrëveshje me opozitën e Berishës më duket po aq utopike sa të gjesh avionët e Eskobarit në Kardhiq. Për mendimin tim, synimi i vërtetë i saj është të krijojë me çdo çmim kushte për trazira sociale. Them që pjesë e këtij mendimi të mbrapshte është edhe mosmarrja e statusit. Përsiatjet gjoja për të arritur marrëveshje janë vetëm për të shtyrë në kalendar efektivitetin e qeverisë duke e shpërqendruar. Naiviteti i Berishës në rastin e avion drogës është se ai nuk po e kupton se për një popull që lufton për bukën e gojës, këto janë përralla të neveritshme.
Kjo më jep shpresë se doktori po fillon të budallallepset pa kthim. Nuk çuditem me tymnajën e fjalëve në erë që qarkullojnë në mediat tona. Natyrisht që ajo nuk mund të dalë mbi konceptin ballkanik apo shqiptar duke qenë pjesë e nivelit. Doktori pikërisht këtu godet.
Mendoj së fundmi se qeveria aktuale duhet të marrë pushtetin që i është besuar me vendosmëri. Statusi është i nevojshëm, por kur ai kthehet në mjet presioni për të penguar reforma jetike, krahasimi me bumerangun është real. Shpresoj me gjithë zemër që pas qershorit të famshëm, me “po” ose “jo” të shpëtojmë nga këto intriga oborresh të denja vetëm për t’u neveritur. Ne dhe fëmijët tanë duam të jetojmë në vendin tonë si europianë me punë të ndershme e jo me pazare të turpshme e të pafund. Shumë të fala, Profeti.
Letër e nënshkruar
Muhamet Fishku
mar�h eh`�� В zitën e Berishës më duket po aq utopike sa të gjesh avionët e Eskobarit në Kardhiq. Për mendimin tim, synimi i vërtetë i saj është të krijojë me çdo çmim kushte për trazira sociale. Them që pjesë e këtij mendimi të mbrapshte është edhe mosmarrja e statusit. Përsiatjet gjoja për të arritur marrëveshje janë vetëm për të shtyrë në kalendar efektivitetin e qeverisë duke e shpërqendruar. Naiviteti i Berishës në rastin e avion drogës është se ai nuk po e kupton se për një popull që lufton për bukën e gojës, këto janë përralla të neveritshme.
Kjo më jep shpresë se doktori po fillon të budallallepset pa kthim. Nuk çuditem me tymnajën e fjalëve në erë që qarkullojnë në mediat tona. Natyrisht që ajo nuk mund të dalë mbi konceptin ballkanik apo shqiptar duke qenë pjesë e nivelit. Doktori pikërisht këtu godet.
Mendoj së fundmi se qeveria aktuale duhet të marrë pushtetin që i është besuar me vendosmëri. Statusi është i nevojshëm, por kur ai kthehet në mjet presioni për të penguar reforma jetike, krahasimi me bumerangun është real. Shpresoj me gjithë zemër që pas qershorit të famshëm, me “po” ose “jo” të shpëtojmë nga këto intriga oborresh të denja vetëm për t’u neveritur. Ne dhe fëmijët tanë duam të jetojmë në vendin tonë si europianë me punë të ndershme e jo me pazare të turpshme e të pafund. Shumë të fala, Profeti.
Letër e nënshkruar
Muhamet Fishku
Ne Kardhikaq ndoshta jo por sikoni nje here andej nga Saranda