Të gjitha ditët e marsit 1997 qenë të mbushura me krisma,me viktima. Por më të rrezikshme se krismat ishin provokimet që bënte Berisha. Ndaj njerëzit morën rrugën e detit pa frikë,duke mos menduar se janë vdekje për kombin, ikjet nga sytë këmbët,hemoragjitë. Ju kujtoj kulmin, njëzet e tetë marsin e atij viti. Atë ditë në Otranto shkuan në fund të detit 83 vetë. Një tragjedi e vërtetë. U vesh me të zeza nëna Shqipëri. Kush mbajti përgjegjësi? Askush! Ata shkuan për dhjam qeni. Presidenti Salë i binte karadyzenit pa u ndalë…U desh të ribehej shteti në vitet që do të vinin,por ngadalë e çalë-çalë,nga politikanë e qeveritarë mashtrues e kusarë, që mendjen e kishin dhe e kanë për të mbushur xhepin me euro e dollarë, ndërsa njerëzit e thjeshtë, si gjethi në vjeshtë bien, rrëzohen për tokë, bëhen trok, plagosen, vriten kudo, në shtëpi, në rrugë, në arë… Dhe, ja kaluan njëmbëdhjetë vjet, nga Otrantoja erdhëm në Farkë e Gërdec. Pesë mars e pesëmbëdhjetë mars 2008. Gjashtëmbëdhjetë vetë në fund të liqenit. Njëzet e gjashtë vetë i përpiu’’Hiroshima’’ e Gërdecit. I dërgoi në atë botë…Dhe sot, 16vjet nga marsi i vitit 1997 dhe 5 vjet nga marsi i vitit 2008,vjen marsi i vitit 2013….
Ky mars ndryshe nga marsi i vitit 1997 dhe nga marsi i vitit 2008, e bëri Shqipërinë det, sidomos në Shkodër dhe në rrethinat e saj,ku uji ka mbytur qindra hektarë tokë dhe qindra shtëpi,ku njerëzit kryejnë detyrat e shtëpisë me varka,si në Venecia. Dhe ka të drejtë kryetarja Xhozefinë të lumturohet kur shikon shkodranët e thjeshtë të lëvizin në ujë si peshq. E pashë tek Fiksi kur fliste. I qeshte fytyra,i ndriçonin sytë. Ajo gëzohet se e ka kripur djathin,por shkodranët e mjerë luftojnë me ujin për jetën,për mallin. A ka shpirt e zemër kjo zonjë,kjo zonjë që të merr prej zhelesh e të flak tej…? Si mund të gëzohet me vuajtjet dhe mjerimin e të tjerëve? Ata me votën e tyre e ngritën aq lart, ku është sot. Ata,asaj dhe deputetëve të Partisë Demokratike i dhanë kaq vjet votën,q ë të preknin Evropën. Ajo dhe ata i tregojnë shkodranëve çdo vit gropën….
Këtë mars shkodranët kërkonin shpërblim për përmbytjet e kaluara, qeveria e shokut Sali dhe Xhozi i tyre i shpërblen duke i mbytur përsëri e përsëri. Si nuk çfaqin një fije pendese, ky burrë e kjo grua, por vërshojnë në llumin e batakut si lumë e përrua?
Pra, në vitet e qeverisjes salberishë marsi u soll si bishë.Vrau, plagosi, mbyti, dogji, por Salën nuk e poqi. Eshtë po ai. Edhe pse i numërohen prapësitë, dredhitë e pabesitë, ai në sy na mbiu. Qindra të vrarë e të plagosur dhe qindra shtëpi të djegura e të mbytura,mijëra orendi të bëra shkrumb e hi, kërkojnë shpagim, kërkojnë drejtësi. Prandaj është haram, ajo që keni vënë mënjanë, qeveritarë e deputetë! Vazhdoni t’i bini fyellit të fitimit në çdo stinë të vitit,në çdo orë të ditës,në çdo minutë e fraksion të sekondës. Hani, pini, fitoni! Të varfërin, të mjerin godisni e shkelmoni! Toka e martirizuar shqiptare ka afër një çerek shekulli që ju duron, e jeni sjellë me të vetëm si banditë e kusarë.Rëntë mbi ju më i madhi ndëshkim,se për pushtet e pasuri e mjeruat e shkretuat nënën Shqipëri.
Letër e nënshkruar: Sokrat Kotherja
shum e dhimbshme eshte historia e marseve tona…
e marseve -bisha qe han jete shqiptaresh ..
..nepermjet kuçedres-Berisha