Rajo Verma është një 21-vjeçare nga India që ka zgjedhur të jetë bashkëshortja e pesë vëllezërve. Në një intervistë për “The Sun” familja pranon se ndihet e lumtur, pavarësisht kushteve të vështira në të cilat jeton. Rajo është bërë nënë prej 18 muajsh, por meqë fle me të pestë vëllezërit me radhë, vështirë të kuptohet cili është babai i foshnjës
“The Sun” tregon historinë e pazakontë të një vajze indiane, e cila është martuar me pesë vëllezër, duke ndarë me ta të njëjtën çati dhe të njëjtin shtrat. Jetojnë në një zonë malore të Himalajeve, në një kasolle të varfër. Asaj i është lënë shtrati i vetëm i “shtëpizës”, ndërkohë që burrat mjaftohen me dyshemenë. Në fakt, e bëjnë me radhë, sepse çdo natë e reja pranon në shtratin e saj një nga vëllezërit.
Quhet Rajo Verma, është 21 vjeçe dhe është nëna e një foshnje 18-muajshe. Kuptohet që babai i vogëlushit është njëri nga vëllezërit, por nuk dihet se cili. Burri i ligjshëm i Rajos është Gudu, me të cilin u martua kur ishte vetëm 17 vjeçe. Pas tij, ajo pranoi si bashkëshort vëllanë e dytë, Baiju (32 vjeç) dhe të tjerët pas tij: Sant Ram (28) , Gopal (26) dhe Dinesh (19). Ndërsa më i vogli është Rajon, 18 vjeç, dhe pavarësisht moshës së tij, është vënë në radhë si të tjerët për të provuar “frytin e dashurisë”.Vështirë të kuptohet se si vëllezërit nuk bëhen xhelozë për njëri-tjetrin, por Gudu thotë: “Ne kryejmë të gjithë marrëdhënie seksuale me të. Nuk ndihemi xhelozë për Rajon, sepse jemi një familje e madhe dhe e lumtur”.
Ky stil jete që për pjesën më të madhe mund të duket absurd, në të vërtetë është një traditë e lashtë hinduiste, që parashikon se meshkujt e të njëjtës familje mund të martohen me të njëjtën femër. Shekuj më parë në Indi ka qenë gjerësisht e përhapur, por me kalimin e kohës është lënë mënjanë, duke u zbatuar vetëm në zonat e thella malore të Indisë si një domosdoshmëri, ku popullsia është tepër e vogël dhe ka një disnivel të theksuar midis numrit të femrave dhe të meshkujve. Numri i vogël i femrave dhe prirja për ta mbajtur tokën bujqësore brenda ‘kufijve’ familjarë, është një motiv i fortë që i detyron meshkujt e gjakut të martohen me të njëjtën grua.
Rajo ka ndjekur shembullin e së ëmës, e cila gjithashtu ka qenë e martuar me tre vëllezër. 21-vjeçarja thotë se e dinte që në fillim se pas Gudusë, do të martohej me të katër vëllezërit e tjerë. “Fillimisht ndihesha e shqetësuar, por tani i pranoj me radhë”, thotë 21-vjeçarja duke shtuar se ndihet e kënaqur, pasi ajo merr më shumë vëmendje dhe dashuri sesa gratë e tjera.
Përgatiti: Dorina Gjuzi
Eh kjo, me duket si Borebardha me 5 xhuxhar, por ne stilin indian.
kjo qenka si burre