Një grabitje me armë ka ndodhur një ditë më parë në aksin e rrugës Laç-Fushë Krujë, te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Sanxhakut”.
Persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një mjet tip “Benz”, kanë ndaluar në rrugë një drejtues mjetit. Nën kërcënimin e armës ata i kanë marrë shtetasit B.K., dhe familjes së tij disa bizhuteri dhe një shumë lekësh.
Më pas autorët e grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes, por pa mjetin e tyre.