Policia e Burrelit ka mundur të shmang dje një tragjedi, duke vënë në pranga një 30-vjeçar nga Puka, i cili ka ushtruar terror në familjen e bashkëshortes. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zenisht të komunës Lis, të rrethit të Matit. I ndaluari është i riu me inicialet F. M., (me arsim të lartë), nga qyteti i Fushë-Arrëzit, i cili ka shkuar me makinën e tij tip “Benz”, për në banesën e prindërve të gruas, në Zenisht. Sipas policisë lokale, 30-vjeçari i armatosur ka terrorizuar me armë familjarët e saj dhe shkak është bërë largimi i gruas te shtëpia e prindërve.