Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Matura shtetërore, sot provimi i gjuhës së huaj për mbi 46 mijë maturantë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Matura shtetërore, sot provimi i gjuhës së huaj për mbi 46 mijë maturantë
AktualitetLajme FlashLajmi i fundit

Matura shtetërore, sot provimi i gjuhës së huaj për mbi 46 mijë maturantë

Dita
Published May 23, 2015
Share
SHARE

Provimi i Gjuhës së Huaj është sfida e parë e maturantëve. Sot mbi 46.000 maturantë do të japin provimin. Ai do të zgjasë jo më shumë se 2 orë e 30 minuta dhe ka 25 pyetje. Autoritetet arsimore garantojnë marrjen e masave dhe u kërkojnë maturantëve të mos tentojnë për kopje, sepse përjashtohen nga ky proçes.

Autoritetet arsimore bëjnë më dije se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme infrastrukturore, materiale, me qëllim garantimin e një proçesi tërësisht normal testimi.

Sipas marrëveshvejve midise Ministrive të linjës, Ministria e Brendshme do të garantojë sigurinë në të gjitha qendrat e provimeve në vend, duke lënë efektivë police në gadishmëri nga mëngjesi në orën 10:00 deri në përfundimin e këtij testi.

Kurse Posta Shqiptare do të garantojë transportimin e materialeve të provimit, në të gjitha Drejtoritë dhe zyrat arsimore.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe nuk do të zgjasë më shumë se 2 orë e 30 minuta.

Testi për secilin provim të detyruar përmban 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Maksimalisht janë 50 pikë. Maturanti nuk quhet kalues nëse merr me pak se 20% të pikëve.

Autoritetet arsimore u kërkojnë maturanëve të bëjnë kujdes gjatë këtij proçesi. Duhet të marrin dokumente identiteti me vete dhe duhet të lënë jashtë klasës aparate celularë apo çdo pajisje tjetër që mund të përdorin për kopjim.

Në rast se administratorët, pra mësues që monitojnë këtë proçes, do të vërtetojnë që një maturant kopjon, ai përjashtohet dhe nuk ka të drejtë të japë provime të tjera.

Pas provimit të Gjuhës së Huaj, Ministria e Arsimit jep edhe datat e tjera të provimeve të maturës:

29 Maj- Gjuha Shqipe dhe Letërsi

9 Qershor- Matematika

19 Qershor – Provimet me zgjedhje

Dita May 23, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • pro.... says:
    May 23, 2015 at 11:06 am

    -Suksese dhe dalçi sa me te pergjegjshem ne jete!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?