Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e Ministrisë së Arsimit për të mos futur në universitet maturantët që në vitet e gjimnazit nuk kanë së paku mesataren gjashtë.
Megjithëse është bërë publike prej muajsh, propozimi ka marrë miratim vetëm një ditë më parë nga qeveria.
Pas kësaj, vendimi pritet të shkojë në Parlament, ku do të diskutohet në komisione me grupet e interesit.
Mesatarja dysheme si kusht për të aplikuar në universitete është pjesë e ligjit për arsimin e lartë.
Të gjithë maturantët e rinj e të vjetër që dëshirojnë të ndjekin studimet në një nga universitetet private të vendit duhet të kenë notën mesatare të gjimnazit më të lartë se gjashtë, si kusht për të aplikuar.
Sipas vendimit të qeverisë, kjo mesatare dysheme mbetet në fuqi jo vetëm për maturantët, por edhe ata që përfundojnë studimet bachelor e dëshirojnë të ndjekin studimet master.
Nji gabim shume i madh! Pse per nji gabim ne moshen e rinise nji person duhet ta mbarte gjithe jeten si faj ? Me kete vendim Qeveria shqiptare i mbyll rrugen njerzve per Dijen ! Ne se nji person me mesataren pese,mbas pese vitesh studjon ne menyre autodidakte dhe shkelqen ne nji fushe te dijes,me kte ligj ai nuk mundet te vazhdoje kurr shkollen e nalte.Edi Rama mos e miratoni kte ligj.Ky asht nji ligj i tipit perjashtues asht ligj komunist.Perjashtimi i nji pjese te popullsise nga e drejta per shkollim asht asgja ma shume por vetem diskriminim.
Nje nder tjeter qe i behet UET-it te Neim Cilit. Jepini shoke perpara drejt cilizimit te arsimit! Jeni ne drejtimin e duhur te shkaterrimit total te arsimit