Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: MB, apel qytetarëve të distancohen nga mashtruesit që premtojnë azil në zonën “Shengen”
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > MB, apel qytetarëve të distancohen nga mashtruesit që premtojnë azil në zonën “Shengen”
AktualitetKronikeLajm i fundit cicerrLajme Flash

MB, apel qytetarëve të distancohen nga mashtruesit që premtojnë azil në zonën “Shengen”

redaktor
Published April 10, 2015
Share
SHARE

Ministria e Brendshme ka apeluar sot ndaj qytetarëve që të distancohen nga persona që mashtrojnë duke u ofruar azil në vendet e bashkimit Europian.

“Duke parë fluksin e pazakontë të qytetarëve që aplikojnë për pasaporta biometrike përgjatë 48 orëve të fundit, si dhe duke konsideruar maksimalisht të dhënat paraprake mbi mundësitë e një skeme mashtrimi për udhëtimin në zonën Shengen, me qëllim final kërkesën për azil në vendet e BE-së, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo iniciativë ose ofertë me qëllim mashtrimi për azil të kundraligjshëm në vendet e Bashkimit Europian”, thuhet në një komunikatë zyrtare.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme, është absolutisht i pamundur fitimi i azilit në çdo vend të BE-së. “Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet dhe rritur masat në Pikat e Kalimit kufitar për evidentimin e plotë të dokumentacionit dhe përmbushjen e të gjitha kritereve për udhëtimin e qytetarëve shqiptarë në zonën ‘Shengen”, thekson Ministria e Brendshme.

Ky dikaster kujton edhe njëherë qytetarët që kërkojnë të udhëtojnë në zonën “Shengen”, mbi detyrimin që përveç paraqitjes së dokumentacionit të udhëtimit, të shpjegojnë edhe itenerarin, qëllimin e udhëtimit, si dhe garancitë financiare të kërkuara.

Ndërkaq, mësohet se Policia e Shtetit ka nisur hetimet mbi raste të mundshme trafikimi të qënieve njerëzore, me qëllimin evidentimin e çdo rrjeti apo skeme mashtruese për përfitimin e azilit.

“Nga ana tjetër, në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtare janë marrë të gjitha masat për mos lejuar, kthyer dhe ndjekur penalisht në zbatim të legjislacionit në fuqi, çdo shtetas shqiptar që abuzon me të drejtën për të udhëtuar në zonën ‘Shengen’, duke kërkuar në mënyrë të padrejtë azil politik”, përfundon njoftimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme.

redaktor April 10, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Mark uk says:
    April 11, 2015 at 8:00 am

    Nuk jan mashtruesit qe po organizojn kerkimin per azil.Eshte qeveria qe e ka cuar vendin ne varferi ekstreme o ministria e punve te permbrenshme.Edhe nese ekziston nje fenomen i tille jeni ju qe merrni fitimet.Me kryebandit si Edi Rama e qeveria e tij cfar nuk mund te ndodhe.Ne krahasim me para dy vjetesh numri i azil kerkusve ashte shtuar me 670%.

    Reply
    • "Horri i Bulevardit" says:
      April 11, 2015 at 8:56 am

      Po mor uku Mark, i kam ketu ne Gjermani dhe per cudi jane mbi 98%, maloke dhe kur flet me ta te tregojne per bizneset e tyre, qe i kane falimentuar dhe te tregojne edhe histori thrilleri, se kerkon ti vrase ortaku qe kane pasur ne biznes.
      Por me e forta eshte se jane te gjithe bythlepiresit e shpellarit, prandaj i quaj malok.
      Edhe nje e dhene qe kam konstatuar tek keta maloqaret e tu, te pakten sic thone, ne komunizem asnje nga baballaret e tyre, ose te aferm, nuk kane punuar pune krahu, te gjithe kishin qene me poste neper katun e koperative.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?