Presidenti dekreton datën e mbajtjes së referendumit për mbetjet. Referendumi për ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” do të zhvillohet në datën 22 dhjetor 2013.
Relacioni shpjegues i publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës
“Më datë 30.11.2011, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është paraqitur një kërkesë për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Me Vendimin nr. 1236, datë 22.12.2011, KQZ ka vendosur miratimin e modelit të fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve të 50 mijë zgjedhësve, siç sanksionohet në nenin 150 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 127 të ligjit nr. 9087, datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.
Në përfundim të procesit të verifikimit të nënshkrimeve dhe saktësisë së dokumenteve të identifikimit të zgjedhësve, KQZ me vendimin nr.10, datë 28.06.2012 vendosi pranimin e kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr. 10463, date 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” si dhe dërgimin e kërkesës Presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese më datë 03.01.2013. Shtyrja e dërgimit të kërkesës nga KQZ është arsyetuar dhe bazuar në përcaktimet e pjesës së nëntë të ligjit nr. 9087, datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.
Gjykata Kushtetuese me Vendimin nr.8, datë 08.03.2013, ka vendosur pranimin e kërkesës si dhe deklarimin si të pajtueshme me Kushtetutën të kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Bazuar në nenin 152, pika 3 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës cakton datën e referendumit brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv nga Gjykata Kushtetuese. Në përputhje me këtë përcaktim kushtetues si dhe me nenin 119, pika 6 të Kodit Zgjedhor të vitit 2003, kërkesa për referendum duke mos kaluar në të gjitha procedurat e kërkuara, brenda datës 15 mars 2012, u shty deri në vitin 2013. Ndërkohë, neni 119, pika 2 e Kodit Zgjedhor të vitit 2003 nuk lejon mbajtjen e një referendumi të përgjithshëm brenda periudhës 6 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit deri 3 muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri (sipas një përllogaritje kjo periudhë korrespondon me datat 7 mars 2013 -17 dhjetor 2013).
Për sa më sipër, Presidentit të Republikës i mundësohet caktimi i datës 22 ose 29 dhjetor 2013 si datë për zhvillim referendumi.
Në këto kushte, Presidenti i Republikës vendosi të caktojë datën 22 dhjetor 2013 si datë për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm me objekt shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, përfundon relacioni.
Nisma për referendum
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë miratoi disa javë më parë mbajtjen e një referendumi popullor kundër importimit dhe riciklimit në Shqipëri të mbetjeve nga vendet e BE-së. Lëvizja qytetare “Aleanca kundër Importit të Plehrave” e drejtuar nga një grup nismëtar ambientalistësh dhe aktivistësh për të drejtat e njeriut ia doli mbanë të mbledhë 50 mijë firma qytetarësh, të shoqëruara me fotokopjen e Kartës së Identitetit të secilit prej tyre. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, referendumi mund të zhvillohet kur atë e kërkon 1/5 e deputetëve , pra 28 syresh, ose 50 mijë qytetarë, me firmat e tyre. Referendumi do të kërkojë mendimin e qytetarëve shqiptarë për importin dhe riciklimin në vendin tonë të mbetjeve nga vendet e BE.
Maskarai i Berishes ne president (ai me nishan) vazhdon te bej lojen e ndyre te padronit te tij duke na “dhururar” referendumin me te rendesishem per te ardhmen e femijeve dhe natyres shqiptare- ne mes te dimrit dhe ne prag te krishtlindjeve 2013.
Vetem nje mendje e mbrapshte e nje dallkauku antishqiptar e oriental mund ti shkoje ne mendje qe te vendose daten e referendumit per plehrat e Saliut ne mes te dimrit te acarte (shqiptar) me motivimin e vetem qe te pengoje pjesemarrjen ne te te popullit sovran