Policia gjermane ka goditur një rrjet gjigant të transportit të drogës dhe trafikimit të armëve, duke vënë në pranga më shumë se 750 persona.
Si rezultat i operacionit, autoritetet sekuestruan gjithashtu rreth 3.2 ton kanabis, qindra kilogramë drogë sintetike, kokainë dhe tableta ekstaze, 310 armë zjarri dhe mbi 12,000 fishekë.
Autoritetet gjermane ne një deklaratë për mediat thanë se arrestimet u bënë të mundur pasi policia zbërtheu kriptimin e përdorur nga një shërbim, i cili ofronte mesazhe të telefonisë mobile, ku komunikonin kriminelët.
Hetuesit francezë dhe holandezë u infiltruan në platformën, e cila kishte 60,000 përdorues në të gjithë botën, vitin e kaluar.
Ata bënë një numër arrestimesh dhe ndanë të dhënat përmes Europol, duke lejuar autoritetet diku tjetër të monitorojnë mesazhet dhe lëvizjet e tyre.
o.j/dita