Kur gjykatësi Hoxha,me pamjen prej kuzhinieri dhe theksin e kurseve 6 mujore po skërmiste nëpër dhëmbë vendimin e 21 Janarit nën ovacionet fashiste të gardistëve të Saliut që kishin mbushur sallën e gjyqit,personalisht më bëri përshtypje (përveç të tjerash) paralelizmi i demonstratës shqiptare me manifestimin e mbajtur në verën e vitit të largët 2001 në Genova. Kërkesat kryesore të aktivistëve pjesmarrës në atë ngjarje,ishin ulja e borxhit për vendet e botës së tretë si premisë e zhvillimit ekonomik,respektimi i të drejtave të punëtorëve dhe emigrantëve e gjithashtu avancimi i politikave globale në mbrojtje të ambjentit.
Në mos i vetmi, besoj se jam nga të paktit shqiptarë që kam marë pjesë në të dyja manifestimet, si në atë të Xhenoves po ashtu dhe në atë të 21 Janarit. Me këtë rast dua të theksoj në fillim të herës, që kurrfarë lidhje nuk ka justifikimi që bëri gjykatësi babaxhan me këtë rast. Nuk ka lidhje në aspektin legal, sepse proçesi gjyqësor ishte kryekëput i ndryshëm nga ky që u zhvillua në Shqipëri. E aq më pak ka lidhje si dinamikë e vrasjes së protestuesve, (protestuesit në Shqipëri u vranë dhjetra metra larg institucioneve) dhe rrezikut për policinë, Giuliani u vra nga një polic i izoluar mes turmës, nën kërcënimin e një mjeti të fortë që po drejtohej tek ai (tek polici). Të vërtetosh këtë në ditët tona është shumë e lehtë sepse mjafton të bësh një kërkim minimal në internet e menjëherë dalin fotot e dinamikës së ngjarjes. E megjithatë dhe nga prokurorë, avokatë dhe policë vrasja e këtij protestuesi u vlerësua si krim, për faktin që ai mund të kishte izoluar subjektin nëpërmjet plagosjes. Megjithatë, besoj që analiza ligjore krahasimore e këtij rasti do mund të bëhej me kontributin e pak ekspertëve të pavarur që kanë ngelur sot në Shqipëri. Do ishte vërtet interesante të kishim një thellim më të madh të dinamikave ligjore që kanë pasur të dyja rastet.
Ndërkohë që për hir të fakteve disa të përbashkëta të menaxhimit të turmave në të dyja rastet ka. Këto e bëjnë sjelljen e policisë dhe shtetit italian drejtuar në atë kohë nga Berlusconi dhe sjelljen e policisë e shtetit shqiptar drejtuar sot nga Saliu, kriminale.
Analiza e bërë nga policia e nga investigues italian të kohës nxjerrin në pah veshjet e papërshtatshme me të cilat ishte pajisur policia,si mungesa e maskave anti gaz,e gjithashtu mbajtja e të njejtëve policë për një kohë të gjatë në përballjen e tensionuar me turmën.Padyshim kjo ka vlerë dhe për rastin shqiptar,ku të gjithë dëshmuam se si policët tanë ishin pa pajisjet e domosdoshme. Sipas ekspertëve të policisë gazi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin nervor të njeriut, ai gjithashtu mbartet në rroba. Kjo bën që pas një kohe të turbullojë vendimet dhe për pasojë veprimet e individit. E nëse shohim kronologjinë e ngjarjeve në të dyja protestat, shohim një dhunë jo proporcionale të policisë. Si në Itali po ashtu dhe në Shqipëri, policët pas një periudhe kohore disa orëshe u panë duke rrahur barbarisht edhe njerëz që nuk kishin kurrfarë lidhje me protestën. Në Itali kishte pamje rrënqethëse të një grupi policësh që rrihnin nje grua me barrë e cila thjesht po kalonte aty, po ashtu nëse shohim pamjet e pasdites, gjejmë të njëjtin fenomen edhe me trupat policore shqiptare.
Megjithatë analogjia më interesante me rastin e Genov-ës,është në fakt debati i madh që e pasoi këtë protestë në Itali. Nga shumë gazetarë, u pa që përgjatë gjithë operacionit të policisë ishin marë vendimet më të gabuara. Dukej sikur dora që udhëhiqte, në fakt, ishte duke kërkuar për çuarjen në ekstrem të kësaj përplasje. Analiza e bërë nga një grup aktivistësh dhe gazetarësh të cilët më pas u transmetuan në një emision të quajtur “Blu Note”, nxorri në pah se Berlusconi,d uke parashikuar që në fillim të mandatit të tij që duhet të merrte disa reforma eknomike që shkonin në kundërshtim me interesat e njerëzve, vendosi ta delegjitimonte “sheshin” si armë politike të popullit. Transformimi i protestës në tragjedi ishte arma e tij politike për t’i mbajtur njerëzit jashtë shesheve e për ta reprimuar kërkesën politike. Për hir të fakteve për një kohë të gjatë ashtu ndodhi. A nuk është kjo një analizë që mund të bëjmë për Shqipërinë? A kemi parë më manifestime të mëdha anti-qeveritare pas 21 Janar-it? Berisha e dinte se ditët pasuese do ishin dhe më të këqia në aspektin ekonomik se ato që po linim pas, vrasja e katër dëshmorëve në Bulevard u bë për të paralizuar popullin e për të futur frikën. Po aq të planifikuara ishin dhe deklaratat e tij më pas, të fabrikuara, si mjeku që tregonte përralla për vrasje nga afër, puçistët që ishin kudo, thika, pistoleta. E gjitha kjo për ta shkatërruar revoltën dhe për të delegjitimuar një shesh, që atij për dy vite me rradhë i kish ndenjur si shpatë mbi kokë. Ndoshta pa dashjen e tij, gjykatësi hajvan, bëri analogjinë më të goditur, që shpjegon dhe manitë e sëmura të një politikani që për fat të mirë po ikën nga skena, por për fatin e keq të popullit ka prodhuar tragjedi që koha kurrë nuk mund t’i shërojë.
A duhet te kandidoje nje qe ka qene sigurims per deputet???!!!A eshte deputeti me i pavleshmen se presidenti..??!!! A duhet te kete nje respect per keta deputete qe kane qene ne rolin e qenies me te peshtire.Berisha flet perdite kunder komunisteve apo bllokut dhe ve Artan Hoxhen,kandidati per president,kandidat per deputet.Duhet te ndalet! Por ne fund te fundit ky eshte Berisha dhe kockelepirsit e tij.