E nderuar Dita. Ju uroj suksese në misionin e vështirë të të bërit gazetari në këto ditë të vështira, ku të bardhës i thuhet e zezë dhe të zezës të bardhë. Njëra nga cilësitë që vlerësojmë më shumë në karakterin e njeriut , është mirënjohja , ndaj qysh në krye të herës , më lejoni tju shpreh mirënjohjen time , familjarëve dhe miqve e shokëve jo të paktë të të ndjerit Bejo Sejdini , ing. drejtues të negociatave1987-1992 (naftës ), të cilin bashkësakrifkuesi, miku, kolegu i tij naftëtar, Prof.Dr. Maksim Shuli, me shumë realizëm dhe dashuri e përmend në intervistën e botuar në gazetën “Dita”, dt 13 maj , me titullin “Udhëkryqet e naftës shqiptare”.
Shkrimin-intervistë e vlerësova së tepermi. Mbi të gjitha vlerësoj burrërinë e të thënit të gjërave troç, gjë që është katrakterisikë e gazetës tuaj të nderuar. Gazetën e bleva , në pikën e shitjes , si përditë , jo i adresuar për shkrimin , por për simpatinë dhe preferencën për mënyrën se si ju shkruani, cilësinë, kompetencën, trajtimin e hapur intelektual.
Jam i interesuar së tepërmi për vazhdimin e ëndrrës së lënë përgjysmë nga vëllai im i ndjerë dhe për fatin e pesë kuadrateve në shelfin tonë detar. Shkrime të kësaj natyre i “përpij” menjëherë , pavarësisht nga autori dhe mënyra e të shkruarit. Ju lutem dhe përgjerohem me shumë emocion , përmes Jush edhe Prof.Maksit , që sikur edhe vetëm mua të keni pekur me shkrimin –intervistë , keni bërë atë që një njeri, të cilin as e njihni, as e keni parë ndonjë herë , t’ju jetë përjetë mirënjohës. Ah!…sa do të dëshiroja që shtypi i shkruar të ishte i tillë. Prof. Maksi, kudo që të jesh qofsh një naftëtar , sic i njoh unë ata .
Mirënjohje për gjithcaka jepni për mbrothtësinë e këtij vendi. Jam i bindur se shume të vërteta janë të ngulitura në mendjet dhe zemrat e atyre që PUNUAN , JETUAN ,SAKRIFIKUAN ,KONTRIBUAN, PËRJETUAN , STUDIUAN DHE AS U SHPËRBLYEN DHE as PËRFITUAN asgjë nga vendi i tyre që e deshën aq shumë
Me një fjali dua të shpreh mendimin dhe qëndrimin e” KAPOVE TË POLITIKËS”, të atherëshëm; që vazhdojnë të shtrydhin të mirat e ATDHEUT TON Ë TË DASHUR : Sjell ndër mend ditën e varrimit të njeriut tonë të dashur, Bejos. Zyrtarë e qeveriar të asaj kohe (nëntor 1994) në ngushëllimet e zakonshme në kësi rastestesh, vinin në dukje meritat e të ndjerit, si patrotizmi, profesionalezmi, ndershmëria,humanizmi etj ,etj, pa harruar të zotoheshin se do ta kishin në vëmëndje kontributin e të ndjerit dhe sakrificat e familjes për përkushtimin e tij.
Sot, djali i Tij ,me tre diploma, disa gjuhë të huaja e cilësi të vecanta inteligjence, është larguar , si i padëshiruar nga Shërbimi Kombëtar i Intelegjencës dhe është rregjistruar në listat e armatës së të papunëve, për të vetmen arsye se babai i tij nuk ishte “si te tjeret” .
Pyetja që shtrohet është: “A, duhet t’jua besojmë sloganin e fushatës elekatorle “ALEANCA PËR PUNËSIM …” atyre që na lanë pa punë ?!……..Të njëjtin fat kam pesuar edhe unë , vëllai i Bejos , duke bërë stazhin e papunësisë për pesë vjet resht . Ky është respekti dhe mirënjohja e shtetit për përkushtimin dhe ndershmërinë e qytetarëve të vet ???!!!!
Ju faleminderit. Qofshi përjetë të nderuar, ju jemi mirënjohës
Me respekt, familjarët e Bejo Sejdinit
I respektuar vellai i Bejo Sejdinit,
Jam inxhinjer nafte qe e kam njohur nga afer vellain tend, duke nisur qe nga jeta studentore ne Tirane dhe pastaj ne punet e perbashkta ne nafte, ne Sarande e Patos, si edhe me von ne Ministri ne Tirane. Duke lexuar letren tende botuar sot ne Dita doja te te thoja dy gjera: Jo vetem ti qe je vellai i tij, por edhe ne koleget dhe shoket e tij jemi krenar per Bejo Sejdinin, per kapacitetin e vecante te deshmuar ne kontraktimet e shumta qe beri me shoqerite e huaja qe vershuan ne vendin tone per naften dhe gazin shqiptar qe ne vitet e fundit te sistemit monist e me pas dhe per integritetin e atdhetarizmin e tij te spikatur ne mbrojtje te interesit te popullit dhe te vendit tone ne kete fushe nevralgjike te ekonomise. Kete te vertete shpreh edhe zoti Maksi Shuli ne artikullin e vet per naften, per te cilen nuk mund te rrija pa ja shprehur mirenjohjen time me nje mesazh te vecante respekti. Dhe se dyti do te ishte kenaqesi per ne shoket dhe koleget e Bejos qe te takoheshim me vellain tij, prandaj do ti kerkoja gazetes qe ti transmetoj atij adresen time.
Novruz Limaj Inxhinjer nafte