Atyre që deshin ta shihnin pa Metën në krah, në garën elektorale kundër Berishës, Rama ua ka plotësuar me kohë dëshirën – në 2009-ën dhe në 2011-ën.
Në 2009-ën, Rama udhëhiqte një koalicion më të vogël se ai që kishte udhëhequr Nano në 2005-ën – partia 13-mijë votëshe e Xhuvelit kishte kaluar në qeverinë e Berishës. Dhe ç’ishte rezultati? Duke përdorur mesazhe obamiane si “T’i japim fund politikës së vjetër!” dhe “Përtej së Majtës e së Djathtës!”, Rama arriti ta çonte koalicionin e tij në nivelin e rreth 690 mijë votave, nga rreth 565 mijë vota që kishte patur në 2005. Pra një rritje prej 125 mijë votash, kur rritja e pjesmarrjes kishte qenë vetëm 152 mijë votues.
Sidoqoftë, kjo rrijte fenomenale votash nuk ishte e mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Ramës, për shkak të përthyrjeve arithmetike të sistemit elektoral të sugjeruar nga Kastriot Islami, për shkak të zgjerimit mekanik të koalicionit të Berishës me parti të vogla të djathta e të majta, për shkak të letrave që kishin dërguar në kutitë e votimit emigrantë që s’ishin fare në Shqipëri ditën e votimit, dhe së fundi, por jo më së pakti, për shkak të ndarjes së të majtës – 83 mijë “zemra të majta” votuan për koalicionin e udhëhequr nga Meta (ai që kishte krijuar një parti të majtë, pasi ishte akuzuar për korrupsion nëpër KPD-ra e media të majta, kur kishte qenë kryemministër).
Në 2011-ën, Rama garoi për Bashkinë e Tiranës, përsëri pa patur Metën në krah. Përkundrazi, ky i fundit ishte në krah të kandidatit të Berishës. Dhe elektorati i majtë u mobilizua fort, sepse deshte të ndëshkonte me votë si Berisha-Bashën, urdhëruesit e presupozuar të vrasjeve të 21 janarit, ashtu edhe pjesmarrësin në videon Prifti-Meta. Si rrjedhojë e atij mobilizimi elektoral, Rama përsëri arriti një rezultat fenomenal elektoral – mori 28 mijë vota më shumë se ç’kishte marrë vetë 4 vjet më parë.
Por ai rezultat fenomenal nuk mjaftoi, sepse i dha Ramës një avantazh prej vetëm 10 votash, i cili u përmbys lehtazi në bodrumin e KQZ-së. Ndërkohë, 4 vjet më parë, Rama fitoi me një avantazh prej 22 mijë votash ndaj kandidatit të Berishës – avantazh që s’kishte bodrum KQZ-je ta përmbyste.
Përse kjo diferencë e madhe në rezultat mes dy zgjedhjeve? Arsyet mund të jenë të shumta, por njëra bie në sy qartazi ndër të gjitha. Meta ishte në krah të Ramës në 2007 dhe LSI-ja kontribuoi me rreth 20 mijë vota atëherë, nga 22 mijë vota që pati avantazh Rama. Ndërsa në 2011-ën Meta i kontribuoi 24 mijë vota kundërshtarit të Ramës dhe avantazhi u rrudh në 10 vota të qelbura…
Epërsi e politikës koniunkturale mbi atë elektorale do ta quante Blendi Kajsiu këtë histori. “Nëse politika elektorale nënkupton mobilizim dhe rritje të elektoratit për të ardhur në pushtet, politika koniunkturale nënkupton rigrupim të elektoratit ekzistues për të marrë pushtetin,” shkruan psh B.Kajsiu. Në jetën e përditshme, termin rigoroz “politikë elektorale” e përdorim shpesh në formën popullore “politikë morale”, që nënkupton se një parti që ka epërsinë morale në një garë elektorale, e fiton atë. Dhe sot ka plot opozitarë që duan ta fitojnë garën me Berishën pikërisht kështu.
Po ku ishin votat morale, pasi falimentuan skemat piramidale që Berisha i mbrojti deri në fund si shembujt më të pastër të kapitalizmit të ri shqiptar? Pas katrahurës së skemave piramidale, koalicioni i udhëhequr nga Berisha arriti të marrë rreth 35% të votave, edhe pse në kushte të vështira për të. Në një vend me politikë morale s’do merrte as 5%.
Ku ishin votat morale pas 26 të vrarëve të Gërdecit? Koalicioni i udhëhequr nga Berisha mori 47% të votave, ndërkohë që s’duhej të kishte marrë as 7%, pavarsisht manipulimeve.
Ku ishin votat morale pas 4 të vrarëve në Bulevardin e Tiranës? Kandidiati i Berishës mori 50% të votave në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që s’duhej të kishte marrë as 5%, pavarësisht manipulimeve.
Por a ka shpresë për partizanët e votës morale në Shqipëri? Ata duhet të kënaqen ose me një proces shumë gradual emancipimi politico-shoqëror, ose me ëndërrën për një Beppe Grillo shqiptar. Dhe në qoftë se një i tillë vjen shpejt, do të jetë ose një bufon, ose një Çavez ballkanik.
Vota morale! Po ku ka moral ne Shqiperi?! Nje koncept abstrakt, qe s’kapet dot nga shumica e turmes -popull. Nje popull i varfer ne xhep, behet nje cope lecke e hedhur ne rruge, qe e shkel kushdo. Kur paria e ka cuar te kembet ate qe thirret moral, c’mund te presesh nga varfanjaket e te paskrupujt qe lepijne b….e prijesit te tyre?! Ky moral, qe te ngrihet,i duhet ber nje sherbin special, me medikamente qe s’jane akoma zbuluar per ne.
A di te me thoni se nga sa tesera partie kishin ata 300 petritat qe u bene antare te LSI?
A po mesohet kjo rini sot si te behet kamelon,sepse eshte e pa shprese?
Kete moral ka edhe e ardhmja e Shqiperise,e sidomos me alencen PS=LSI.
Eduard Zaloshnja eshte staticieni i vetem ndoshta qe, statistikat e tij i mbeshtet mbi deshirat dhe pritshmerite…
Eduard Zaloshnja eshte staticieni i vetem ndoshta qe, si argument kryesor, ne analizat statistikore,ka deshiren…
rezultatet e 4 zgjedheve te shkura, per te cilat flet zaloshnja ketu, nuk jane pritshmeri per te ardhmen. jane fakte te vulosura ne te shkuaren. dhe faktet bertasin qarte ore robespier, pa lsi-ne nuk mundet berishe-vrasesi…