Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mbifaturimet e CEZ ndaj 14 mijë qytetarëve, prokuroria kërkon 15 arrestime
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Mbifaturimet e CEZ ndaj 14 mijë qytetarëve, prokuroria kërkon 15 arrestime
Lajm i fundit cicerr

Mbifaturimet e CEZ ndaj 14 mijë qytetarëve, prokuroria kërkon 15 arrestime

anazapta
Published December 11, 2013
Share
SHARE

Prokuroria kërkon 15 arrestime të punonjësve të CEZ për mbifaturimet e energjisë elektrike, skandal që plasi dy vite më parë, i denoncuar nga qytetarë dhe më pas institucionet përkatëse. Me urdhër të prokurorisë priten arrestimet e para, ndaj ish punonjësve të kompanisë CEZ-Shpërndarja, apo atyre që aktualisht janë ende në detyra. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Gjykatës së Tiranës, ku Task-Forca e Prokurorisë, më mesditën e djeshme, ka dorëzuar materialet e dosjes penale dhe ka kërkuar miratimin e masave “arrest në burg” për 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë të dyshuar si përgjegjës për skandalin e mbifaturimeve. Në vazhdim mund të ketë arrestime, pasi nga hetimet e kryera, janë gjetur me shkelje ligjore rreth 50 punonjës të CEZ-it, të cilët kanë abuzuar me detyrën, duke rritur në mënyrë fiktive konsumin e energjisë. Hetimet për këtë skandal, kanë nisur në janar të 2011, kohë kur qytetarët janë njohur me faturat e muajve nëntor-dhjetor 2010. Prokuroria konstatoi vjedhjet në rreth 14 mijë abonentë. Mes të hetuarve edhe ish-drejtuesit e kompanisë çeke që kishin dijeni për skandalin.

 

anazapta December 11, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?