Ka më shumë se një javë që është publikuar një dokument i tetorit të vitit 1989, më saktë një vendim i një mbledhjeje të Byrosë Politike të PPSH-së nën drejtimin e Ramis Alisë, në të cilin (vendimin) bie në sy vetëdija e krerëve komunistë të Shqipërisë se sundimit të tyre po i vinte fundi, dhe një strategji e tyre për për t’u paraprirë zhvillimeve të pritshme, për të mbajtur nën kontroll tranzicionin e pashmangshëm nga totalitarizmi në demokraci, dhe rrjedhimisht, për të mbajtur në duar në një formë tjetër timonin e drejtimit të vendit. Në dokument përmendet një dokument tjetër, ai i Katovicës, për të cilin është folur prej kohësh këtejpari, e me anë të të cilit – kështu thuhet – drejtues të komunizmit europiano-lindor, nën dirigjimin e Gorbaçovit, kanë hartuar një plan të detajuar me objektivin për të mos e lëshuar pushtetin. Mbledhja e Katovicës (Katovica është qytet polak) daton në vitin 1987. “Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që e studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara; për këtë jeni në dijeni”, citohet nga dokumenti i sapopublikuar t’u ketë thënë të vetëve Ramis Alia në atë mbledhje të mbajtur në Tiranë një muaj para se të rrëzohej muri i Berlinit.
Këtë dokument e ka nxjerrë në dritë Servet Pëllumbi, në një intervistë që i ka dhënë Roland Qafokut në Channel-One. Në fakt, Pëllumbi e ka bërë dhe më parë këtë, në vitin 2008, në programin Top Show të Top-Channel-it, ku ka pohuar – sipas Kastriot Myftarajt – “se kur e ka pyetur Ramiz Alinë se a i ka ardhur ndonjë material nga Gorbaçovi në lidhje me këtë çështje [të Katovicës], ai i [ish përgjigjur] se diçka kishte ardhur atëherë”. Por është marrë vesh tanimë se Pëllumbi nuk është burimi i parë i këtij scoop-i. Madje, nuk bëhet fare fjalë për scoop. Dalip Greca e ka publikuar këtë material përpara 15 vitesh në gazetën Republika. Atij ia ka dhënë Tomor Malasi, ish drejtues i Partisë Demokratike të Shqipërisë në vitet 1990-1997. Kjo është kronika e kronikës mbi këtë ngjarje.
Servet Pëllumbi, që njihet si një nga mendjet më racionale të politikës së Tiranës, nuk është mjaftuar me publikimin. Ai ka mbrojtur, duke befasuar shumëkënd, autenticitetin e dokumentit. Madje, ka bërë dhe leximin e interpretimin historik të tij, duke thënë në thelb se gjithçka e rëndësishme që ka ndodhur pas vitit 1990 e ka burimin te ai fjalim i Ramis Alisë në atë mbledhje të frymëzuar nga Katovica. Dhe kush njeh historinë e Shqipërisë pas rënies së komunizmit s’e ka të zorshme të puqë parashikimet e planet e hamendësuara të Ramis Alisë me zhvillimet e verifikuara më vonë. Është aq e qartë kjo përputhje sa të vjen të besosh se ose Ramis Alia ka qenë aq i zotë, sa të ketë kopsitur e paketuar më së miri e me një sens të hatashëm futurologjik historinë e dekadave të ardhshme, ose ndonjë rrufjan dosido është ulur para kompjuterit për të përshkruar atë që ka ndodhur para syve tanë, e më pas na e ka shitur si një dokument të vitit 1989.
Ardian Vehbiu, i trazuar si shumë të tjerë nga ky lajm që denoncon një përbetim pothuaj botëror e që bëhet shkak për interpretime konspirative të historisë, bëri më të parën gjë që mund të bënte: mori në shqyrtim gjuhësor dokumentin. Nga analiza gjuhësore që i bëri tekstit të vendimit të mbledhjes katoviciane të Tiranës i rezultuan disa gjëra që s’i mban kandari. Konkretisht, ka vënë re disa gabime drejtshkrimore që ato mote ishin të papërfytyrueshme në një dokument të Byrosë Politike (mungesa e ë-ve dhe ç-ve në shumë raste, apo përdorimi i disa formave dialektore). Kjo ekspertizë gjuhësore e dokumentit linte të nënkuptuara dyshimet mbi autenticitetin e dokumentit, dhe kjo gjë zemëroi shumë njerëz që do donin shumë që dokumenti të ish i vërtetë, sidozot një numër shqiptaro-amerikanësh që shquhen më shumë se të tjerët për vizione e interpretime konspirative të historisë.
Ndoshta në përgjigje të tyre, por pa e theksuar këtë gjë, ishin dy shkrime të djeshme në shtypin shqiptar, njëri i Mero Bazes në Tema dhe tjetri i Elidor Mëhillit në Shqip. Baze nuk fokusohej tek debati mbi autenticitetin e këtij dokumenti, por ai merrej me ata që që mezi e kanë pritur, apo mezi e presin një dokument të tillë, për të përligjur të gjitha hamendësimet, pendehmat e hipotezat e tyre që synojnë të bëjnë një interpretim të thjeshtëzuar të historisë që sipas tyre rrjedh me logjikë kurthesh, komplotesh, planesh të thurura larg syve të njerëzve, e mjeshtrash të huaj që luajnë fijet e jetës e botës shqiptare në prapaskenë. Sipas Bazes, ajo që ka ndodhur pas vitit 1990 nuk ka lidhje me asnjë Katovicë, edhe sikur kjo e fundit të jetë një ngjarje e vërtetë. Ndërsa Elidor Mëhilli, një historian që punon në SHBA, ndonëse nënvizon të njëjtën gjë, lë të nënkuptohet se ngjarja e Katovicës është një sendërgjí dhe aq.
Është njëmend një sendërgjí? Mua më ka rënë për herë të parë në dorë një dokument i tillë në vitin 1998, dhe bën vaki të ketë qenë i njëjti me burim Tomor Malasin. Nuk më lanë ta mbaja në dorë atë “bombë” më shumë se dy minuta (ishin dhe duar të tjera që kërkonin ta preknin në atë rrethanë), e prandaj nuk po e përmend këtë moment si dëshmi të autenticitetit të tij. E përmend për të thënë se ky dokument ka kohë që qarkullon, gjë që e kish pohuar dhe Greca, njeriu që e ka publikuar për herë të parë.
Përsëris: po dëshmoj thjesht që ky dokument ka vite që qarkullon, e jo që ky dokument është origjinal. Këtë të fundit nuk kam si ta them. Nuk ka asnjë provë të qartë se ekziston diçka e tillë. Servet Pëllumbi është i sigurtë se po (e përditshmja ‘Dita’ e ka pyetur nëse “është autentik materali që ai ka dhënë në intervistën në ‘Channel One’”, dhe ai thjesht është kufizuar të thotë se “po, materiali është autentik”; mirëpo, kjo nuk është përgjigje), por duhet të na sqarojë nëse është instikti që ia sugjeron këtë bindje, apo ndonjë provë tjetër që ai e mban të fshehur (edhe biseda tête-à-tête që ai ka patur me Alinë riprodhohet prej tij në një formë të vagullt; ose ndoshta e tillë është përgjigja e Alisë).
Vehbiu më shtiri në mendje një zhytje në google. Ai vetë e kish bërë dhe i kish rezultuar një hiç. Në fakt, do t’ua sugjeroja të gjithëve të shkojnë në google e të bëjnë një click tek komanda ‘kërkoni’, pasi të kenë shkruar në dritaren e posaçme fjalën ‘Katovicë’, në anglisht ‘Katowice’. Dhe është interesante ajo që do të zbulojnë. Nuk është se ka pak material në internet për qytetin polak, por puna është se nuk gjendet asnjë pohim, supozim, dyshim, hamendje lidhur me një mbledhje të vitit 1987, ku është marrë, sipas pretendimit të ca e cave në Tiranë, një prej vendimeve më të rëndësishme të shekullit të shkuar. Google i belbët mbi këtë argument nuk është një provë dokumentare, që nxjerr qartazi në shesh një sendërgjí, por ky është një fakt që të bën të dyshosh, se kemi të bëjmë me një shpikje fantastike shqiptarësh (do duhej të futeshim në librin e Guinness-it për këtë). Dhe nuk është e rastit që gjendet plot material në google, nëse kërkimi bëhet për fjalën ‘Katovica shqiptare’.
E nëse nuk është një shpikje shqiptarësh, është me siguri një tjetër Protokoll i Pleqve të Sionit, apo një tjetër Holy Grail. Dan Brown-it do t’i dilte një punë me këtë rast.
Mustafa, ty dhe Ardian Vehbiun un ju vleresoj por nuk kuptoj nje gje: Si mund te pretendoni se do gjenden ne Google materiale per nje takim qe konsiderohet sekret?? Kaq naive jeni? Apo me domosdo doni te dukeni snoba dhe kunder rrymes? Respekte Dita
edhe ti z.Nano, ish inxhinieri i “palodhuri” ne post-telekomin e Skraparit,me porosi dhe rekomandim e mbeshtetje te deges se puneve te brendshme te Skraparit je bere kryetar i PD te rrethit? Nese po, je pjelle e Katovices
diku kam lexuar se ne Google qarkullon material me pak se 10% e se shume kerkime ndjekin rruge te tjera.Google eshte si tollumbace ku ti kerkon tek cipa e holle e siperfaqes.Une kam lexuar se ne rastin e nje avioni turistik nje djalosh gjerman u ul ne Sheshin e Kuq e Gorbaçovi e shfrytezoi per te nderruar ministrin e Mbrojtjes,shefin e shtabit dhe mjaft figura kyçe te ushtrise.Vite me vone eshte thene se kjo ulje qyfyre ne aparence e nje djaloshi adoleshent ishte pergatitur me kujdes nga sherbimet sekrete ne Perendim,ne bashkpunim me segmente sovjetike per ti dhene dore Gorbaçovit te nderronte kokat e ushtrise sovjetike.Eshte e qarte dhe sot qe ne nivele sekretesh ushtarake mos shko te kerkosh ne Google,por nese nuk jane atje nuk do te thote qe nuk ekzistojne.Thone perkrahesit e teorive komplotiste qe krizat boterore dirigjohen nga grupe potente financiare,eshte gallate ti gjesh ne Google apo facebook.Doemos Gorbaçovi kishte edhe gurin dhe arren dhe ca gjera planifikohen,domosdo nje plan duhet te kete ekzistuar,por si çdo plan,ka perfundime te paparashikuara.Mero thote qe mund te kete qene ky plan,por do jete prishur pazari dhe per mjaft gjera qe kane ndodhur s’na e ka fajin Katovica.Ndersa krahasimi me Protokollet qendron sa per figure,sepse edhe sot ka pro edhe kunder dhe kush do qe ta fshehe nje komplot te te tilla permasave(te komandosh boten fale fuqive financiare) ka risorse pa limit,kush kerkon ta nxjerre ne siperfaqe eshte i armatosur me risorse te paperfillshme.Me”ç”dhe me”ë” e munguara ia gjetem trillin kesaj historie.Hhahahhahahaaa,Vehbiu si Alan Turing,babai i makines”Enigma”.
me falni,i makines qe deshifroi”Enigma”-n
Keni nje memorie dhe logjike per t’u admiruar. Ne mos gabohem ne rastin e uljes se avionit sportiv ne Sheshin e Kuq eshte shkakuar ish ministi mbrojtjes Sokolov.
Gjermani i fundit? Komenti juaj ishte logjik. Më pëlqeu. Katovica nuk ka qënë lajm për google por një konspiracion që nuk mund të publikohej për shume e shume arsye. Katovicën mund ta dijë vetëm cia ose ish-kgb!?
Ndoshta ky program tek njerezit qe nuk e pranojne katovicen,duhet t’i halil emerin e vertet: si te pregaditeni per kallimin e pushtetit prape ne Duarte tona qe ta kuptojne keta?
Ky program u perpiluar nga RAMIZ alia me kreret e parise ne tirane:levizen disa gurr per kish liberalizim,me neshat tozaj edhe perkthimin e tij ne France,ku kokat shqiptare kishin investuar shume, me ardhjet e shpeshtuar te kadares ne france-bile familjarisht-me lejimin e disa njerezeve ne per bote sepse kish u liberalizuar shqiperia,te gjithe besnik per mos me thane ma shume te Partise.
Mero e Nano nuk perjashtohen nga ky rreth i ustave te Ramizit,,prandaj e kane te veshtire te pranojne ‘katovicen’apo programin e Partise per mbjatjen e pushtetit prape sepse ishin pjese e tij.
Pyetni pak edhe ma larg se shqiperine,do t’ju tregojne se si sigurimet e botes i ndihmuan ketij programi .
Ju besoni se vertet Shqiperia kishte peshen e rumanise,sa te behet nje program non stop per te ne televizionin franceze? Jo ,as rastesi qe attacheja kulturor dinte ke me ‘ndihmue’…as rastesi qe nje TV franceze IU dha viza per me ardhe ne tirane e Shkodër ne 1989,nje gazetar qe kishte ardhur shume here ne shqiperi perpara…_edhe duhet kush merrte vize perpara!-Ju duket rastesi Mustafaj apo Elsa?
Gorbatchev vete e ka thane se keto keshilla ka dhane.Kallimi i pushtetit prape ne Duarte tons nepermjet njerezeve tone.
Nuk ndryshon asnje gje kjo ne shqiperi,sepse edhe po mos te ishte ky skenar prape pushtetin do e kishte ish klasa sunduese ,sepse kishin lidhjet me pushtetet edhe maffian nderkombtare,edhe diaspora as qe mendonte me ba gjakderdhje sikur keta,e as qe mendonte me u kthye mbasi ishin stabilizuar mire neper bote.Problemi eshte se sot ky sistem nuk ka me skllavet fale per te punuar ne kenetat,ne bujqesi apo ne miniera,nuk ka me as dergesat e diaspores per familjete e tyre sepse edhe familjet i terhoqen…
Tash per me mbuluar deshtimet prodhoje lazarate.
Zoti Mustafa Nano!
Shkrimi juaj i sotem i ngjan thenies popullore “e lagu, s’e lagu bishtin dhelpra”.
Kur ujku ne mes te stanit ka bere kerdine, nuk e di se çfare kuptimi mund te kete ndermarja per te kerkuar gjurmet e tij , per te bere te besuar nje ndodhi.
Natyrisht qe Katovica eshte nje qytet polak, siç eshte dhe Shkodra nje qytet shqiptar.
Kjo nuk ka nevoje te kerkohet ne internet.
Dhe nuk ka fare nevoje qe te ulet ne kete fare feje niveli i diskutimit.
Nese sipas jush apo dhe e ndonjerit qe e nisi karieren e tij si gazetar dhe politikan, ketu ap jasht shqiperise, madje dhe ne SHBA, nga pozicionet e Sali Berishes, Katovica eshte nje stisje apo shpikje alla shqiptare, atehere kush jane deduksionet tuaja per kete mish-mash brenda nje rrethi vicioz, te politikes 23 vjeçare shqiptare? Besoni vertete qe Gorbaçovi i perestrojkes “shpetimtare” te sistemit komunist te traumatizuar dhe ne gjendje kome te jete mjaftuar vetem me ato çka jane publikuar boterisht?! Dhe po flasim per nje kohe kur lufta e ftohte midis kampeve ishte ende nje lloj kercenimi per paqen ne bote?!
per rusin mesatar Gorbaçovi tradhtoi kauzen.Per mjaft studjues ulja e avionit turistik ishte farse e organizuar me kater duar,ne menyre qe kur Gorba te kthente timonin mos ti delnin kundershtare nga ushtria-Kete e beri edhe Ramizi,shpiku puçin e shkolles se Bashkuar.Si thote populli,njera dore lan tjetren.Ndonje tjeter shkon shume larg dhe thote qe Trockij u nis nga Nju Jorku per ne Rusi qe te bente revolucionin,se Rusia eshte territor i madh per”elefantet”.Sponsoret thuhet se ishin ato grupet qe sot komandojne boten e jo me kot Rusia e Leninit beri kontrata miliardere per shfrytezimin e naftes me Standard Oil,monopoliste e naftes atehere,ajo qe polli 6 motrat qe sundojne naften edhe sot,e gjitha prone e Rokfelereve.Se u dhane direktiva ne Katovice apo jo s’ka hiç rendesi,por ne ato sfera pa plan nuk behet asgje.Me budallallekun tim besoj se çunat e Enverit do kene para e pasuri,te Ramizit po ashtu.Keshtu ka qene bota ketu e 3 mije vjet qe e njohim,behen luftera e vriten gjynahqaret,mbreterit bejne pazare dhe rrallehere i bejne hesapet pa hanxhine.Te gjiytha keto qe thashe jane hamendje e atyre qe shpikin teorite konspirative,kurse ne jemi hallexhinj.Lexojme gazeten per te shtyre kohen,te bindur qe ajo di me shume se ne por ka kuraje e guxim me pak se ne.
A synoi Ramiz Alia qe ta trashegonte pushtetin ne duart e “te besuarve” ? Patjeter qe llogjika te shtyn te mendosh qe jo vetem kaq,por ai u kujdes qe te vinte ne krye te levizjes shqiptare per demokraci njerezit e tij te besuar,qe vetem ai i njihte dhe u besonte. Kush ishin “te besuarit” ?! Vazhda se si kaloi pushteti duar me duar po tek ish-komunistet 23-vjet rresht flet qarte se planet e veta per transformimin e Shqiperise ne nje tjeter bastion per “kapitalizem me fytyre socialisto-komuniste” te tipit te “eurokomunizmit” klasik te kohes se viteve 1963-1990, ku sekretaret e partise te ktheheshin ne “kapitalistet e rinj” te shoqerise shqiptare, frika nga levizja demokratike e kohes ne te gjitha shtresat e shoqerise shqiptare e beri ate qe te levizte me kujdes fijet per t’ia arritur qellimit te synuar. Fakti qe Ramiz Alia jetoi dhe vdiq i qete ne mes te Tiranes,dhe qe ish-anetareve te tjere te ish-Byrose Politike te KQ nuk iu soll ndonje shqetesim domethenes, megjithese lista e krimeve kunder shtresave te ish-borgjezise se vjeter, lista e pushkatimeve dhe mizorive kunder jetes se njerezve te “lire nga mendimi” apo “te ndryshem ne mendime” me rendin e diktatures se proletariatit te vendosur me sanksion te vecante ne preambulen e Kushtetutes se RPSSH kishin arritur shifra te pabesueshme per nje popull aq te vogel sa ai i Shqiperise; ekzekutimi deri diten qe populli e permbysi me vote i njerezve qe tentonin te kalonin kufirin; ndryshimet politiko-shoqerore,e sidomos ato ligjore ecnin dhe po ecin shume avash,dhe kjo me teper per merite te atyre qe nuk duan shkopin e dirigjentit BE,por duan te livadhisin ne nje Shqiperi ku “gdhihesh ushtar e ngrysesh mbret”,ku “mund te behesh milioner brenda nates,boll te dijsh ta luash politiken me te medhenjte”; te gjitha keto fakte jetesore e te tjera qe nuk i shikojme e degjojme dot nuk me bejne te “cuditem” se kishte apo s’kishte bere Gorbacovi mbledhjen e Katovices. Atyre qe u duhet ky argument duhet t’iu themi se Ramiz Alia mori me “perkedhelje” nga zyrtaret qe e rrethonin sinonimin se ishte “Gorbacov i vogel” qe i duhej Shqiperise per kohen. Mos ndoshta ketu e ka burimin ceshtja “Katovica”?!!
PSE KATOVICEN E GORBACOVIT NUK MUND TA GJEJME NE GOOGLE?
=p
Ramizi e Katovica,hodhi ne vijen e pare Salihun e Fatosin me disa bishta nga mbrapa,tani kane filluar te hedhin brezin e dyte ne valle duke bere lloj-lloj arsyetimesh e shkrimesh neper gazeta meqellim qe edhe ky brez te besohen nga masat sic u besuan ata te brezit te pare.Keta lloj “profesoresh” qe duan te perhapin tymnaja me shkrimet e tyre,neve i njofim mire sepse qe ne fillim te kesaje katrahure te Katovices,Muci ambasador ne Serbi dhe tjetri njeriu me besnik i Doktorrit.Ketij mendoj se ju pershtat detyra,sepse kishte mbaruar per gjeologji dhe te vertetat neper galeri te braktisura i varrosi.Do te beni mire qe te mos shkruani me nga keto perralla,sepse shkrimet tuaja do te mbeten t’i lexoni vetem ju qe i shkruani.Katovica nuk fshihet dote sepse sado qe vajtet 23 vjet qe e ruani,as briret nuk ja fshehet dote.
“KATOVICEN” SHQYPTARE TE GORBACOVIT MUC GAZETARI NUK KA PERSE TA KERKOJE NE GOOGLE!
Pse? Pergjigja eshte fare e thjeshte: Sepse KGB-ja ruse eshte kujdesur me vemendje qe te mos mbetet asgje e shkruar apo e regjistruar. Shume operacione dhe udhezime te kesaj organizate famekeqe spiunazhi dhe terrori komunist ne Bote jane kryer ne terrin e nates dhe jane arkivuar me kujdes pas mureve te trasha ne bodrumet e “Komitet gosudarstvennoy bezopasnosti” ose me iniciale KGB, organizate militariste dhe vrastare qe u kall friken edhe femijeve ne barkun ne nenes. Prandaj edhe gazetari investigativ Muc Nano nuk ka pse te kerkoje ne Google per Kativicen shqyptare te Ramiz Alise sepse eshte njesoj sikur te rahe ujet ne havan. Por nga ana tjeter mund te hulumtoje nje fakt qe nastradini ja sjell gadi ne tepsi:
PSE GORBACOVIN E URREJNE KAQ SHUME NE VENDIN E TIJ?
Edhe te majte edhe te djathte? Te majtet, fanatiket staliniste por edhe bolsheviket e moderuar e quajne Gorbacovin si JUDA qe shkaterroi BRSS-ne dhe sistemin komunist ne Bote. Te djathtet e akuzojne si nje JAGO qe me perestrojken e tij djallezore implementoi sundimin e elites komuniste mbi pjesen tjeter te popullates ne vendet ish komuniste te Kampit Socialist duke e transformuar kete elite me urdher partie ne disa biznesmene si kapitaliste te fuqishem, “oligarke” te besimit me ane te kalimit te aseteve dhe pasurive publike kombetare ne duar te privateve, qe ishin kryesisht agjente te besimit te Policise se Fshehte. Per kete arsye ne media dhe ne publik filloi nje sulm kunder figures se Gorbacovit me perhapjen e lajmeve per vdekjen e tij ne permasa kaq te medha sa e detyroi BOSIN e Perestrojkes komuniste te deklaronte zyrtarisht me qesendi:
“LAJMET PER VDEKJEN TIME JANE TE EKZAGJERUARA”.
Ky kalim i bute pushteti nuk u krye njesoj ne te gjitha vendet ish komuniste. Ne vendet me zhvillim ekonomik te larte dhe me nje histori demokracie te vjeter si Hungaria, Cekosllovakia, Polonia dhe Gjermania Lindore perestrojka e Gorbacovit nuk pati sukses dhe u dekonspirua shume shpejt. Ne keto vende nomenklatura komuniste u ndalua me ligj te mbante poste drejtuese ne shtet dhe familjet e ish diktatoreve u ndaluan te operojne me fonde publike pasi i ju konfiskuan pronat dhe pasurite familjare qe i kishin perftuar gjate regjimeve diktatoriale. Ne vendet e tjera si Rusia, Rumania, Bullgaria. Jugosllavia, Ukraina, Bjellorusia disa nga vendet Balltike, nomenklatura komuniste ne forme te kamufluar demokratike arriti te shtjere ne dore pronen publike dhe mjetet e prodhimit dhe te kape pushtetin ekonomik duke u paraqitur ne aparence si nje klase e re kapitaliste qe kerkon zhvillim kombetar. Ne te gjitha keto vende shpejt u pa se kjo klase e re komunistesh te transformuar ne kapitaliste kishte qellim vetem pasurimin galopant personal me shitjen e aseteve te falura apo te grabitura kombetare, gje e cila solli me vete nje korrupsion te papare ne administraten publike deri ne nivelet me te larta te shtetit, i shoqeruar me shkaterrim ekonomik dhe renimin e shtetit dhe si pasoje me varferimin e tjeskashem te popullates.
Ku gjendet ne kete situate Shqypnia jone e vogel sa nje gogel? Si gjithnje ne fund te listes apo me sakte prapa listes. Shqypnia jone nuk kishte kaluar revolucionin demokratik te Budapestit ne vitin 1956, as prandeveren e Prages te vitit 1968, as nuk kishte sindikatat polake te solidarnoshit me Leh Valencen ne vitin 1986 qe tronditi nga themelet sistemin komunist ne Bote. E izoluar per shume vite nga Bota e Civilizuar dhe nga vendet komuniste te ish Kampit Socialist, Shqypnia e Enver Hoxhes doli nga sistemi komunist e falimentuar ekonomikisht, me nje popullsi te drobitur qe dinte te mendonte vetem per mbijetese si kafshe pylli dhe per kete arsye transformimi i pushtetit dhe kalimi i pasurive dhe aseteve kombetare ne duart e nomenklatures u krye me lehte, pothuaj pa u kuptuar, bile me miratimin e te gjitha shtresave mjerane shoqerore. Prandaj edhe Sali Berisha gjeti perkrahje maksimale ne popull megjithese i perkiste nomenklatures enveriste dhe ishte pjella e sistemit komunist. Te ben pershtypje nje teze qe perhapet me qellim edhe sot e kesaj dite ne media: “Klasa e persekutuar ishte shkaterruar totalisht nga regjimi i Enverit dhe nuk kishte fuqi potenciale intelektuale per te drejtuar vendin, prandaj pushtetin e morri ne duar nomenklatura komuniste e transformuar ne kapitaliste.” Kjo demagogji tipike enveriste hapi rrugen e grabitjes makaber te fondeve publike dhe te prones dhe truajve private si ASNJEHERE ne historine e ventit tone dhe vazhdon edhe sot 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe eshte dukuri unikale albaneze si ne ASNJE vend tjeter te Botes. Ketu lind pyetja: Pse duhet t’i kerkoje ne Googel Mustafa Nano “Katovicat” e Ramiz Alise kur i ka LIVE ne vendin tone?
– Le te shiqoje Muc Gazetari sulltanin e kamur komunist Fatos Nano-Historine ne Vjene te Austrise dhe ta pyese nga dhe si u be si nje miliarder amerikon pa punuar asnje dite?
– Le te shiqoje Muc Gazetari Sali Berishe-Demoracine dhe familjen e tij, me grua, femije dhe niper e mbesa dhe ta pyese si u be si nje Rockefeller Miliarder amerikon duke punuar vetem ne shtet. Le te shiqoje Muc Gazetari edhe sejement e Saliut, deputete dhe ministra te tij, te gjithe pinjolle dhe ish sigurimsa te Enver Hoxhes, si jane bere si barkderra pasanike albaneze me vetura dhe fuoristrada, me oroloxhe dhe kravata qe kushtojne sa nje vile ne breg te detit.
– Le te shiqoje Muc Gazetari Ilir Mete-Ryshfetin apo Ilir Mete-Floririn si i blen fet e fet votat e mjeraneve te urritur per nje kothere buke dhe si i nderton vilat ne Gjirin e Lalzit sikur te ishte Sheh Miliarder Arabie.
– Por le te shiqoje Muc Gazetari edhe cunin e perkedhelur te Rexhep Mejdanit, pinjoll i elites komuniste qe ne vend te shkoje dhe te konkuroje me pune te ndershme me shoket e Universitetit MIT “Massachusetts Institute of Technology” ne SHBA ku edhe ka kryer studimet me LEKAT e shqyptareve, punon per MAFIEN e Sali Berishes ne Shqypni duke lajmeruar kusaret e Saliut per kontrollet e Edi Rames.
Prandaj edhe nastradini don ta mbylle me ate qe tha ne fillim, qe:
“KATOVICEN” SHQYPTARE TE GORBACOVIT MUC GAZETARI NUK KA PERSE TA KERKOJE NE GOOGLE!