Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, miratoi një sërë projektligjesh dhe vendimesh të rëndësishme. U miratuan ndryshimet në nivelin e pagave e punonjësve të policisë së shtetit. Ndryshimet përfshijnë punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për krimin e organizuar dhe krimet e rënda dhe Policinë Shkencore, punonjësit në strukturat për sigurinë publike dhe rendin publik, si dhe punonjësit në strukturat për kufirin dhe migracionin.
Tarifat sipas kategorive
Studentët e Shkollës së Policisë do të trajtohen me rrogë 8 mijë lekë për ata që kanë mbaruar më parë arsimin e mesëm dhe 9 mijë lekë të reja ata që kanë përfunduar një fakultet. Ndryshimet u miratuan nga Këshilli i Ministrave të mërkurën dhe janë pjesë e paketës së pagave të reja më Policinë e Shtetit.
Qeveria miratoi shtesat e pagës për një sërë sektorësh të Policisë së Shtetit, ku përfshihet thuajse pjesa më e madhe e të gjithë strukturës.
Sipas vendimit të zbardhur të Këshillit të Ministrave, ndryshojnë pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për krimin e organizuar dhe krimet e rënda apo Policinë Shkencore.
Pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për sigurinë publike dhe rendin publik
Për punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për kufirin dhe migracionin.
Për punonjësit e Policisë së Shtetit në struktura të tjera policore dhe administrative e mbështetëse
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi për politikat e reja të pagave për Policinë e Shtetit, të parashikuara në buxhetin e vitit 2014.
Kjo është pjesë e premtimeve të bëra nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri për rritjen e pagave të punonjësve të policisë në nivelin 20 deri në 30 përqind.
Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2014.
Gjithashtu, qeveria ka miratuar në parim për një marrëveshje me qeverinë e Zvicrës për projektin për arsimin profesional. Ky projekt ka hyrë në zbatim menjëherë.
Klikoni këtu për të shkarkuar tabelën e plotë të pagave
Vendime të tjera
Në këtë mbledhje, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Sipas këtij projektligji, tarifat e biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me autobus miratohen me vendim të këshillit bashkiak në përputhje me nivelin e standardit të kërkuar për këtë shërbim. Projektligji përcakton se “fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave, që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohet nga institucionet përgjegjëse sipas ligjit. Masa, kriteret dhe procedurat për kompensimin e kësaj tarife përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”. Në këtë mbledhje, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në ndryshimet e neneve 25 dhe 26 të konventës “Për mbrojtjen dhe përdorimin e ujërave ndërkufitare dhe liqeneve ndërkombëtare”. Gjithashtu në mbledhjen e ditës së mërkurë Qeveria miratoi edhe vendimin për miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për projektin “Arsimi dhe formimi profesional alternativ” (CEFA), faza VI. Një vendim tjetër është rishpërndarja e fondeve në buxhetin 2014 për mbulimin e shpenzimeve të kuvendit të Shqipërisë, ku në programin buxhetor shtohet fondi prej 25.000.000 (njëzet e pesë milionë) lekësh. Ndërsa për veprimtarinë ligjvënëse, zbritet fondi prej 25.000.000 mijë lekësh.
Franca – 24 Britania – 19 Germania – 15 (Portofole ministrash.)
Sa ka Shqiperia? Duken gjithe ato persona rreth tavolines…22-24 vete. 20 Ministri s’ka si te kete se nuk eshte France, e fare mire mund t’ja dale dhe me 12, kur Gj. Funksionon me 15 te tilla.
Nje Ministri qe eshte surplus (sic) eshte Ministria e Integrimit, asnje vend tjeter nuk e ka. Pa ekuivalent ne shtetet perreth, te jape e marre; e as me anetaret e medhenj te BE-se.
Minister – Kabinet, 2 Zv-Ministra, e kush e di sa punonjes ka. Vetem ‘’shtyjne letra’’ per burokraci pa fund. Pune-te-jemi-ne-pune.
Mbikqyrje s’ka ne asnje ‘’sektor te standarteve brenda Shqiperise’’ se jane Ministrite perkatese, e per cdo gje ‘’te huaj’’ e misione me ‘boten e Europen’’ kemi Ministria e Jashtme. Shkrijeni, ja ku jane ca para me shume per infermiere, mesuese e oficere policie.
E me pak kameramane neper mbledhje, Qeveria te beje pune serioze. Jo si tjetra qe hapte laptop e benin filma me Kr-Minister duke folur 8h “si el comandante Chavez.” Transparenca nuk eshte ne Ekran. Ruani pak dekor, por ruani dhe parate.
Nje shtet i vogel, i varfer e i dobet, ka nevoje per buxhet te sakte e sa me pak humbje ne rroga-bureokratesh.
I/E nderuar,
Numri i ministrive eshte argument i dobet dhe pa baza sepse mjafton te krahasohet Shqiperia me vendet e siperpermendura ne segmentin ” pavaresia dhe eficensa e pushtetit lokal” ne vendet e krahasuara! Por ama, argumenti qendron dhe merr seriozitet nqs ministria filan, eshte grope e zeze dhe jo eficente, atehere do duhej shkrire apo riorganizuar.
Parate per dekor personalisht nuk me shqetesojne krahasimisht me ato qe potencialisht rrjedhin nga dogana, prokurime publike, etj. Si qytetar ne nje Europe qe imazhin e vlereson, i mirepres “prekjet dekorative” dhe simbolike te nje shteti.
E ke gabim ti ! Numri i Ministrave ka rendesi,
Nuk ka ci do Shqiepria gjithe keto ministri
Shqiperia eshte sa nje lagje e New Yorkut dhe duhet te kete shume em pake ministri se sa ka tani
Ca eshte kjo Ministri e Integrimit ..????!!!! –Integrimin e permbledh ministri e jashteme
Ne jemi vend i vogel fare, dhe Ministri jone i jashtem nuk ka ndonje kativitet kaq te madh sa te mos meret me integrimin
Edhe ato arti, kultura , sportet dhe arsimi te jene ne nje Ministri sebashku
Shqiperia eshte vend i vogel fare, nuk ka asnje justifkim te beje shpenzime kaq te medha ……
Ndaj e ka shume mire ai zoteria aty ne fillim
Ka Gjermania 15 ministri , ndersa Shqiperia me mban nja 22 e mos me shume ministri
Kjo eshte qesharake …dhe fyese per varferine ku gjendet vendi jone
I dashur celebron, argumentet komparative gjithmone jane ne gjendje te kalojne ne negative cdo ceshtje apo ide te mbrojme ne. Ju kerkoni doganat/ prokurorimet, une kerkoj korrupsionin/ akontot ne banakat e botes’ dikush vjen me ”spitalet e kancerin”, tjetri na e ze ”buken ne fyt” me ”varferine ne Bathore” Asnjehere nuk mbaron, kurre nuk zgjidh gje. Vec na largon nga “one-problem-at-a-time”
Nje qeveri qe gjen Arken e Shtetit bosh, bosh 2x sa buxheti vjetor; kursimet e para i ben nga/tek vetja. Rrogat jane mire te rriten, por ato qe nuk na duhen jane lluks i teper per ne. Para se te postoja lexova tek faqja e M.s Integrimit dje disa ”bureokratizma” te cilat jane jo vetem ne ”overlap” me cdo Ministri Perkatese por te jep idene e qarte se kemi te bejme me nje ‘strukture lluksi” qe nuk e mban xhepi yne. Por respektoj mendimin tuaj, e postimin fin. Flm.
—
Postoj ketu te mos e bej 2 here.
z Raimoni V. me beri peshtypje ”ajo per artin” te treja qe ke thene jane vec Nje Ministri ne Britani.
Gjate krizes Spanjolle, e para gje qe propozoi qeveria ”ishte te Shkrijme fare Ministrine e Kultures!” Kur ka papunesi ekstreme, njerezit s’blejne dot ilacet, Kultura nuk ka vlere. (nuk e bene me pas, se u erdhi ndihme por keshtu jane ca pune)
Keni plotesisht te drejte ”ne lidhje me Kursimet” nje Shtet i pergjegjshem kursimet gjithmone i fillon nga vetja. Sa me pak bureokraci, me shume ka ”bazen Morale” neser ti kerkoje qytetarit, te ndaje dhimbjet, rreziqet e reformat me te. Si dhe te inspiroje shprese ne popullate.
Ne biznesin privat (qe te ha te gjalle, ne fleksibilitet e operim) sturktura te tilla nuk mund te mbijetojne, ose tregu te ndeshkon me ashpersi. Sic dhe keni te drejte, kur thoni… ne nje pike gjerat kalojne ne “qesharake, e fyese” per nje vend te varfer si i joni. Me respekt.
Rrogat e policise te rriten, por me kusht qe policet mos te punojne si taksixhinj pas pune!
Bravo qeveria!
Ja edhe nje GRUSHT TURINJVE- horrave te Sali serbit!!
P.AB jam e te njejtit mendim. E kam thene edhe diku tjeter qe ne keto kohera, qe qeveria pretendon te rilinde kete shtet ne agoni, duhej nje ristrukturim komplet i shtetit dhe jo nje pastrim i atij qe kish vendosur postkomunizmi. Ne keto momente duhen 5 ministri rendi e 5 ekonomie, bujqesie, industrie e finance, 10 arsimi e 10 drejtesie. Natyrisht numri perfaqeson forcen qe duhet te kene keto ministri ne perkatesi te problemeve te vendit. Kam ndjenjen qe cdo gje po leviz me shpejtesine e breshkes pa i vene pikat mbi i. Qeveritaret e sotem kane 6 muaj qe merren me e lagu se lagu, 6 muaj fjale pa konkluzione, analiza Facebook-u dhe konstatime. Nuk ka rilindje pa reforma. Premtimet elektorale nuk them se mund te zbatohen brenda nje 6 mujori, por nje fillim dhe nje baze reformash duhej deri me sot te ishin hedhur te pakten ne leter. Deri tani kam pershtypjen se u ul prifti per tu ngritur hoxha. Ku eshte drejtesia? Ku eshte prona dhe paraja e vjedhur? Ku eshte sistemi arsimor, bujqesia? Kryeministri filloi premtimet me prishjen e ndertimeve pa leje qe kishin pushtuar bregdetin, 180 ishin ne ate te Vlores. Sa jane prishur deri tani? Fjale, ka thene Saliu me te bukura. Nuk shoh asgjekundi ndryshim qe mund te sjelle rilindje. Ne vend qe Saliu ti jepet drejtesise i jepet kohe te llomotise ne parlament duke share akoma me liber shtepie dhe diagnoza pa degjuara. Kaq e veshtire eshte te cosh nje grup ne Malesi te nxjerre nga ngujimi njerezit ? Kaq e veshtire eshte te cosh ushtrine ne Lazarat ti vere kapakun mbjelljes ilegale ose ne jane te mencur ta legalizojne dhe ta nxjerrin ne treg? Jam pa goje me cdo gje qe ndodh. Nuk bie gjekundi era shtet. Logoreja e Saliut dhe e Bashes vazhdon te prishe ajrin. Ne ke mocal te botes jetojme akoma?