Kryeministri Edi Rama kërkoi angazhimin e deputetëve socialistë për tu bërë promotorë të investimeve të huaja në zonat ku janë zgjedhur në 23 qershor. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, lideri Edi Rama u kërkoi gjithashtu deputetëve që të vendosin kontakt të pandërprerë me qytetarët, në mënyrë që të bëhen zëdhënësit e komunitetit pranë qeverisë dhe parlamentit.
“Qeveria do të komunikojë me deputetët dhe përmes jush me çdo komunitetit në Shqipëri. Pres prej jush të bëheni jo vetëm zëdhënësit e komunitetit pranë qeverise por dhe promotorë të zhvillimit të komunitetit. Eshtë koha që çdo deputet dhe grup deputetësh sipas qarqeve të bëhet promotor i investimeve të huaja që sjellin punësim për komunitetin. Eshtë e domosdoshme që deputetët të bëhen pjesë integrale e përpjekjeve për të sjellë në Shqipëri kompani investimesh nga vendet fqinje dhe më gjerë akoma. Do të mbështesim fort çdo nismë për të investuar në Shqipëri në funksion të punësimit”- deklaroi Rama.
Sipas kryeministrit, shumë shpejt do të nisë planifikimi i vizitave të deputetëve jashtë vendit, për tu paraqitur investitorëve të huaj avantazhet dhe përparësitë e zonave që përfaqësojnë.
“Interesi është aty, kompanitë e interesuara janë aty dhe na takon ne që me iniciativën tonë ti kontaktojmë dhe ti bindim për avantazhet që ka hapja e një ndërmarrje sado të vogël apo investimi sado të madh në Shqipëri”- vijoi kryeministri.
Më tej shefi i qeverisë theksoi rëndësinë që në fund të mandatit katërvjeçar të ketë përfunduar puna për cerfitikatat e tokës apo për sigurimin e ujit në parcelat e fermerëve.
“Eshtë koha që të gjithë pa përjashtim të kuptojnë se në 23 qershor kemi marrë një detyrë të lartë dhe i vetmi privilegj i ri që kemi fituar është privilegji për tu shërbyer njerëzve me përkushtim, për ti shërbyer Shqipërisë me përkushtim. Të justifikojmë me fakte që burojnë nga puna e përditshme detyrën e lartë që 1 milion shqiptarë na ngarkuan.”- u tha Rama deputetëve socialistë.
Gjithashtu kryeministri Rama është shprehur se qeveria do të arrijë të mbajë premtimet e bëra përsa i përket çertifikatave të pronësisë, bujqësinë, legalizmet e banesave, etj.
“Çertifikatat e pronësisë mbi tokën, uji në çdo parcelë, kooperim mes fermerëve, janë elementët themelorë që secili prej nesh ka bërë me banorët e zonave rurale, që në fund të këtij mandati këto të jenë kapituj të mbyllur. Është koha të kthehemi tek tokat e bukës, që të çojmë deri në fund premtimet që kemi dhënë. Është koha që të legalizojmë falas të gjitha banesat. Kemi marrë një mandat që t’ju shërbejmë njerëzve dhe Shqipërisë me përkushtim”, tha Rama
Se pari, filloni me ristrukturimin e administrates publike e mos bini pre e presionit pervers te Lulerise, qe keto dite po u japin ultimatume thua jane ata fituesit 84 deputeteve e jo ju qe moret mbi nje milion vota per te na qeverisur sic don elektorati dhe Joooo sic duan ata dhe Juuu me kulisa.
Imagjinoni, po te kish Luleria 84 deputet cfar do behej ne ket vend qe akoma quhet Zulu!
Jeni shume te vonuar ne fillimin e bilancit per mbajtjen e premtimeve elektorale. Shume bukur qe Rama paske vu theksin tek punesimi. Filloni pra, cfar prisni, mbani se pari premtimin e rikthimit ne pune te gjithe atyre qe u larguan nga administrata me fshesen Berisho-Nishane -Nokiane e kompani per motive politike, qe kan vendimet e gjykatave per rikthime ne pune dhe faturat e demshperblimit si letra bakalli ne duar tash tete vite e kusure! Jepni prova se keni vullnet dhe dini te beni shtet.Mos te mendoi kush as nga JU se do e kaloni klasen me oratori e lojera fjalesh. Populli eshte pa buke, pa pune, i poshteruar dhe i pa mbrojtur nga ligji e drejtesia. Gjithe shpresen e tij e ka konkretizuar me voten e 23 Qershorit. Per mashtrime dhe lojera fjalesh doi kish votuar prap Salen, por nuk ndodhi keshtu, ju votoi Juve Z.Rama, bashke me Ilirin dhe 82 deputete te tjere. Cdo pritje, cdo hezitim eshte nje zhgenjim ne elektoratin shqiptar!!!
Në një mendje me komentin tuaj z.geg hyseni. Aksion,aksion,aksion dhe jo fjalë. Me mirë nje zgjidhje sesa dhjete fjalime te bukura. Vendimet e gjykatave te çdo natyre duhet te zbatohen ne te gjithe territorin n.q.s duam qe ligji te sundoje! Nderime qytetar!
Ky vertet ka ikur per lesh,po kush e pjerdh nje deputet shqiptar ne Europe.Po ministrat per cfar i ke o Rama.
Z. Rama ke gjetur nje Shqiperi ne buze te gremines, nje popullate me lista e varferuar, korrupsioni galopant ne drejtesi,e ne cdo hallke te administrates, nje polici me menget zhul qe fshijne me to buzet kur kullufisin pace derri qe ne mengjes, Gerdeci, 21 Janari, Tacet, Fazllicet, Lazarat Colombia Droge etj dhe akoma nuk ka nje denoncim ne prokurori per shkaktaret qe i bene dhe urdheruan, por jane ne poste drejtuese e ti trembesht ti shpartallosh keta bandite. Vota e popupullit do te bjere ne koke e nuk do te permendesh dot, kujdes vendos drejtesi, deputatete te merren me hallet e problemet e zones se tyre, per investitore dhe investimet eshte Shteti qe i sjell dhe negocion, e jo Leshi. Z. Rama: Time is now.
ku do ilegalizosh banesat ,ne tokat e pronareve apo te sat eme,populist!! duhet tja kthesh pronarit aty ku i ka pastaj tja legalizosh mamlukve te partise demografike