Procesi i vetëdeklarimit të sipërmarrësve që shteti ju ka borxhe të pakthyera për punët e kryera publike të dhëna me koncension, është mbyllur. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se janë 150 kompani që kanë vetëdeklaruar të dhënat e tyre. Nga këto të dhëna të mbledhura nga ky dikaster saktësohet se pjesa më e madhe i përkasin kompanive të ndërtimit, por nuk zbardhet se cilat janë këto kompani për shkak të ruajtjes së kofidencialitetit dhe vajtjes më tej në një proces verifikimi të dokumentacionit. Por një pjesë e mirë e kompanive që janë vetëdeklaruar i përkasin gjithashtu sektorit të shërbimeve.
Shoqata e Ndërtuesve pak kohë më parë pati deklaruar se janë më shumë se 60 kompani që i përkasin këtij sektori që shteti ju detyrohet për punët publike të kryera. Emrat e kompanive mbeten të pazbardhura, pasi sipas Ministrisë së Financave tashmë nis procesi i verifikimit të tyre, porces që do të bëhet paralelisht me kompaninë e kontraktuar “Deloitte”. Kjo e fundit do e mbyllë procesin e saj deri në fund të nëntorit, të paktën këto janë kushtet e kontratës që ka nënshkruar me Ministrinë e Financave, për të cilin do të marrë dhe shumën e 85 mijë eurove .
“Deloitte” sipas kontratës me qeverinë shqiptare do të kontrollojë tabelat financiare të ministrive, të cilat kanë pasur kontrata me kompanitë private. Sipas kontratës me qeverinë, audituesi do të listojë 150 obligimet më të mëdha. “Deloitte”, pasi të marrë tabelat nga ministritë për punët e papaguara sipas firmave, do t’u dërgojë shkresë këtyre firmave për të marrë edhe variantin e tyre për çdo punim dhe pagesë. Pra do të shikojë se sa detyrime kanë të shënuar ministritë në zyrat e tyre të financave dhe sa janë pretendimet e punëve të papaguara nga biznesi.
Më pas “Deloitte” do të kontrollojë pagesat e Thesarit në Ministrinë e Financave, për të bërë balancën e punëve të paguara nga buxheti dhe atyre të papaguara. Detyrimet që qeveria ju ka sipërmarrësve sipas përllogaritjeve të deritanishme të bëra nga qeveria e re, por dhe nga shoqatat e biznesit shkon deri në 600 milionë dollarë. Shlyerja e detyrimeve, qoftë edhe nëpërmjet një liste apo grafiku pagesash, do të conte në njohjen e plotë të tyre dhe të nivelit real të defiçitit dhe borxhit publik, duke i bërë transparentë këta tregues të rëndësishëm për stabilitetin e financave publike. Mosnjohja dhe mospagimi i detyrimeve të prapambetura pengon saktësimin e situatës kritike dhe vështirëson përllogaritjen e saktë të shkallës së ndërhyrjeve.
Mospagesat qeveritare, qoftë edhe të përkohshme, kanë rritur efektin zinxhir të borxheve të biznesit privat ndaj bankave, bizneseve të tjera dhe ndaj punonjësve për pagat, përfitimet dhe sigurimet. Zgjidhja e këtij zinxhiri sjell efekte pozitive në pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore, ul nivelin e kredive të këqija, ul përmasat dhe koston e financimit nga tregu informal, çka lehtëson financimin e ekonomisë. Dhe pse con në rritjen e borxhit publik, shlyerja e këtyre detyrimeve do t’i jepte frymëmarrje ekonomisë shqiptare.
Po Projektuesit, Supervizoret dhe Kolaudatoret i ka njeri ne refene??
Firma e perzgjedhur per kontroll “Deloitte”te kerkoje qe keto punime me investime shteterore a jane dorzuar ne rregull sipas kontratave ne kohe dhe ne cilesi, ne te kundert keto firma duhet te paguajne demet e shkatuara per mosrespektim afati koher dhe te cilesise. Te kontrollohen sa nga keto firma jane mbi 2-3 here fituese e tenderave te bera nga qeveria dhe a jane ortake te saj dhe ne mbeshtetjen financiare qe i kane dhene PD ne cdo zgjedhje te pergjithshme dhe vendore te bera. Ka kompani si ajo e Shvejkut Fahri Balliu dhe e shume te tjereve, qe jane trajtuar ne menyre shembellore nga vete Sali Berisha, ne shkelje te hapur me ligjin e konkureces, duke u paravendosur si fitues tenderash ne shkelje te LIGJIT. Qytetaret shqiptare nuk kane pse te paguajne firmat e pushtetareve te PD per pune gjysmake ose te pakryera.
kontroll deri ne funt
sa per projektusit,supervizoret(k/abuzuesit)dhe kolauditoret tu jepen drejtesisise …shikoni si po degradojne rruget,kopshtet,shkollat ,ujsjellsa etj,etj