Një fëmijë ka humbur jetën pasditen e sotme në bregdetin e Vlorës, pasi është mbytur në zonën e plazhit të ri, kurse një 15-vjeçar me probleme mendore, u denoncua i humbur në plazhin e Durrësit po në orët e pasdites nga prindërit e tij.
Policia nisi hetime dhe kërkime për të zbardhur ngjarjet dhe gjetur të miturin.
Sipas informacioneve të komisariatit të Vlorës, mësohet se 12-vjeçari Lefter Aliaj, ka qenë me familjarët në një varkë, kur papritur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujë.
Familjarët i kanë ardhur atij në ndihmë, duke e nxjerrë nga uji pas disa përpjekjeve, por 12-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Burime zyrtare bënë me dije se pas dërgimit të fëmijës në morg për ekspertizë, nisën hetimet dhe mblodhën dëshmi.

Ndërkohë që në Durrës, familjarët e një 15-vjeçari kanë denoncuar humbjen e djalit të tyre. Mësohet se Edison Loka, ka qenë duke pushuar bashkë me familjen në plazhin e Durrësit, në momentin që ka humbur. Gjithashtu bëhet me dije se ky i fundit vuan edhe nga problemet mendore. Denoncimi për humbjen e tij është bërë nga babai, Aqif Loka, që ka dhënë përshkrimin fizik dhe karakteristika të tjera për oficerët, me qëllim gjetjen e shpejtë të fëmijës. Me ardhjen e sezonit turistik rritet rreziku për ngjarje të tilla, prandaj specialistët u sugjerojnë prindërve që të jenë më të kujdesshëm me fëmijët e tyre. Të shumta janë edhe mbytjet në det apo rezervuar të fëmijëve dhe adoleshentëve, për shkak të vapës.